Superiorja, si loja e kungulleshkave

anazapta

Kampionati kombëtar do të jetë në ndryshim të vazhdueshëm edhe në të ardhmen, pas vendimeve të djeshme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Në sezonin e ardhshëm ai do të jetë me 12 skuadra, gjë e përcaktuar që më parë, por dje është vendosur edhe skema e tij. Do të ketë rikthim në kampionatin me tri faza për Kategorinë Superiore, por kjo formulë do të zgjasë vetëm një vit. Në sezonin 2014-2015 do të ketë përsëri ulje të numrit të skuadrave, i cili do të bëhet dhjetë. Ndryshime në formulë do të kenë edhe kampionati i Kategorisë së Parë, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë me 16 skuadra, ndërsa një sezon më pas do të jenë njëzet të tilla, të ndara në grupe me nga dhjetë. Më në fund, edhe Kupa e Shqipërisë do të rikthehet në formatin e saj tradicional me eliminim, pas dy viteve me formulën absurde të grupeve në dy raunde.

Kombëtarja – Kombëtarja e Shqipërisë do të shpërblehet me 120 mijë euro për fitoren e arritur në Norvegji më 22 mars, e cila ka krijuar mundësi reale për kualifikim në kampionatin botëror, vitin e ardhshëm. Shpërblimi për kuqezinjtë ishte i pritshëm, por dje ai është bërë zyrtar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv. Ndërkaq, për ndeshjen e kthimit me Norvegjinë, më 7 qershor, u vendos që para saj të zhvillohet ceremonia e lamtumirës për dy nga figurat kuqezi të viteve të fundit, kapitenit Altin lala dhe Ervin Skelës.

Ziaj – Komiteti Ekzekutiv ka plotësuar radhët e tij me zgjedhjen e Lulëzim Minxhozit, kandidati i parë në listën e zgjedhjeve në Asamble më 2010. Minxhozi ka zëvendësuar në Komitetin Ekzekutiv të ndjerin Alfred Ziaj.

 

Finalja e Kupës

Komiteti Ekzekutiv ka konfirmuar stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” si arenën e zhvillimit të finales së Kupës së Shqipërisë. Laçi e Bylisi do të ndeshen aty më 17 maj, në orën 20:00.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *