Superkupa, akti i parë i derbit Real Madrid – Atletico Madrid

redaktor

Gjithçka rinis nga ajo mbrëmje historike në Lisbonë ku për herë të parë dy skuadra nga i njëjti qytet, u përballën në finalen e UEFA Champions League. Fati deshi që Reali i Madridit të kurorëzohej kampion Evrope pasi Atletico Madrid kryesoi në pjesën dërrmuese të takimit, por këtë herë, historia ndryshon. Dy ekipet e Madridit vijnë me energji të reja, por mbi të gjitha me organikë të rifreskuar. Derbi i Madridit do të përsëritet të martën në orën 23:00 në “Santiago Bernabeu” për të udhëtuar më pas disa km më larg drejt “Vincente Calderon” në datën 22 Gusht.

Superkupa e Spanjës vendos përballë dy rivalët e përjetshëm, Realin mbretëror si fitues të Kupës dhe Atleticon kampione në fuqi. Kjo është ndeshja e dytë zyrtare për skuadrën e Ancelottit që shënjestroi saktësisht Superkupën e Europës në Cardiff përballë Sevillas, ndërsa ekipi i Diego Simeones duhet të tregojë se largimi i Diego Costas nuk e ka dëmtuar aspak dhe do të vazhdojë të rivalizojë me gjigantët e Spanjës. Në këtë aspekt, ky trofe do të shërbejë më shumë si një dozë morali për të dyja ekipet në kuadër të një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Reali vjen në këtë sfidë pas disfatës së papritur kundër Fiorentinës në Varshavë, ndërsa James Rodriguez dhe Toni Kroos duhet të konfirmojnë besimin që Ancelotti ju dha kundër Sevilla ku gjermani nuk zhgënjeu duke marrë përsipër çelësat e mesfushës, ndërsa kolumbiani tregoi se ka nevojë për më shumë kohë. Dilema më e madhe që ishte ajo e portës, u zgjidh nga Ancelotti që konfirmon kapitenin Iker Casillas, ndërsa Bale dhe Pepe do të rikthehen titullarë. Në pikëpyetje është edhe Cristiano Ronaldo që po vuan nga një dëmtim i mbartur që në Kupën e Botës. Në krahun tjetër, Simeone konfirmon në portë të riun Moya, ndërsa Oblak do ta nisë sfidën që nga minuta e parë. Kjo është antipasta e parë e sezonit në Spanjë, ku Reali dhe Atletico do të përplasin brirët në një akt që do të shërbejë thjesht për të ndezur shkëndijën e një sezoni ku pritet që rrugët e tyre të kryqëzohen sërish.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *