Superkupa e Italisë, për mediat italiane heroi është Strakosha

Ornela

Thomas Strakosha theu hegjemoninë e Juventusit së bashku me Lacion duke fituar “Superkupën e Italisë” me rezultatin 3-2. Një ndeshje e “çmenduar” që për protagonist pati edhe 22-vjeçarin me ndërhyrjet deçizive që në fund i dhuruan trofeun kryeqytetasve.

Në përfundim të ndeshjes mediat italiane folën me superlativa për portierin e kombëtares shqiptare që sipas tyre pati meritë të madhe në këtë sukses të skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi. Strakosha u vlerësua me notën 7.

STRAKOSHA 7 – Arrin ta bëjë shpesh herë normal konceptin e mrekullisë. Pritja ndaj Kuadrados pas vetëm 3 minutash lojë ishte diçka jo e zakonshme, diçka prej fenomeni.

Ndoshta, i vetmi gabim ishte ai që nuk kërkoi të vendoste një lojtar më shumë në barrierë, në goditjen e dënimit të Dibalës, e cila përfundoi në rrjetë.

Pa faj në rastin e penalltisë, ndonëse në këtë Superkupë janë edhe duart e tij. Madje edhe këmbët…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *