Policia e Shtetit, ka nisur në të gdhirë një operacion ndërkombëtar në bashkëpunim me Policinë e Hollandës, Policinë Gjermani, Zvicerane dhe Italiane. Objekt janë goditja e një grupi që posejdonte një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogave me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Janë gjithsej 35 urdhra arresti për grupin, që zotërohej kryesisht nga shqiptarë, të cilat po ekzekutohen në Shqipëri dhe vendet respektive. Deri në mesdrekë raportohej se vetëm në rrethet e Shqipërisë së mesme, ishin shoqëruar 10 persona të dyshuar sit ë implikuar në rrjet, ndërsa konfirmohej ekzekutimi i pjesës më të madhe të urdhrave të arrestit. Burimet janë treguar të rezervuar në dhënien e detajeve për operacionin, për shkak se veprimet do të vijonin deri në mbrëmje.
Te prangosurit ne Shqiperi jane Sokol Tafani, Besnik Lleshi, Festim Hoxha, Hygert Allko, Rezart Jaho, Brunild Ramaj, Altin Poda, Bledar Shabani. Gjithashtu arrestime janë kryher në Itali, Gjermani, Zvicër, Itali, Hollandë, Francë, Belgjikë ku dyshohet se kjo organizatë ndërkombëtare narkotrafiku ka bazat e saj.