Shpenzimet për pagat në Drejtësi shkojnë nga 5 në 12 milionë euro

J L
Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

Në analizën e shpenzimeve të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 4 vjeçare deri në vitin 2021 bie në sy dyfishimi i shpenzimeve për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, bashkë me shërbimet mbështetëse në raport me vitet e mëparshme.

Diferenca e fortë bie në sy duke nisur nga 1 janari i vitit 2019, ku shpenzimet për paga në sistemin e drejtësisë kërcejnë në rreth 12 milionë euro, nga afërisht 5 milionë euro në 2018-ën apo vitet pararendëse.

Një diferencë kaq e fortë i detyrohet hyrjes në fuqi të pagave të reja për gjyqtarët e prokurorët nga 1 janari i vitit 2019.

Nëse më parë, paga mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët shkonte nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, pas 1 janarit 2019, paga mesatare kërceu në 280 deri në 380 mijë lekë në muaj.

Kjo i bëri magjistratët edhe zyrtarët më të paguar në administratën publike.

Suke llogaritur shtesat për vjetërsi pune, përqindjen për çdo fëmijë nën 18 vjeç, shtesën prej 40% të pagës për delegimin, vështirësitë etj., paga e një gjyqtari dhe prokurori i afrohet kuotës së 400 mijë lekëve në muaj.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Kjo eshte nje absurditet..sepse ata kane bere korrupsion oer shifra me te medha.
    Pastaj po monistrat e shume drejtora qe cfirma ju vlen dhjetra e firma miliona € dudet tju dhjetefishohet rroga.
    Nuk e ka rroge sa pesehere e Presidentit ne USA Governatori i Federal Reserve e as punonjesit e Drejtesise…ketu do jemi e nuk do funksionoj aq me teper qe e kane “kapercyer” vetingun mjafte nga ata qe dihet qe kane marre rryshfete gjithnje e ata qe u rrezuan nuk u penalizuan me ate Kod qe per nje celular te jepnin 3 vjet per te mos fol per ata te korrentit.
    E ashuquajtura Reforme pse nuk aplikohet dhe ne vendet e Perendimit kur qenka kaq e shkelwyeshme.

  • Nuk bëhet dot shtet me hajdutë ,edhe sikur t’ja boni rrogën
    sa të presidentit Amerikan.Nuk rri dot gjykatësi pa vjedhur.
    Vetëm kur gjykatësit të zëvëndësohen nga komputeri,do ketë
    drejtësi të vërtetë.
    Njerëzit e ndershëm në shqipëri ,vuajnë nga URIA.

  • Kaq pare gjyqtaret dhe prokuroret e harxhojne vetem per kafe!
    Ata deri me sot jane mesuar te marrin disa miliona ryshfet ne muaj!
    Nje nga gjyqtaret,qe me gjykoi kerkese padine time te pensionit dhe qe u kalua nga KPK-ja e famshme,nuk e pranoi Aktin e Ekspertizes gjyqesore qe me jepte demshperblimin per 23 vjet prej 45 milion lekesh te vjetra,por e urdheroi eksperten ta beje prap ate!
    Cfare ndodhi,qe nuk e pranoi ekspertizen?
    Cfare ndryshuan ne shifra?
    ] Cfare u ndryshua ne legjislacion?
    A duhet akuzuar ekspertja si mashtruese apo llogaritje te pa sakta?
    Asnje nga keto,vetem se une nuk i dhashe gjyqtarit ndonje “kafe”!
    Akrin e Dyte kjo eksperte e nxorri shumen 35 milion leke,pra 10 milion leke me pak pa argumentuar arsyet e ketij ndryshimi!
    E kundershtova kete akt dhe gjyqtari i “ndershem” caktoi nje tjeter elsperte dhe i dha detyre te llogariste demshperblimin tim ne nje Akt te trete te Ekspertimit!
    Se cfare pazaresh beri ekspertja me gjyqtarin nuk e di,por kulmi ishte se shuma e demshperblimit tim ne aktin e trete u ul ne shifren sakandaloze prej….2 milion lekesj!
    Pra u ul ne 43 milion leke!
    Tani o gjyqtari u tregua i pa afte,o i korruptuar,ose eksoertet duhet te akuzoheshin per mashtrim ne llogaritje!
    Ose ,ose tre gjyqtaret e Vetingut,qe e kaluan kete gjyqtar duhet te akuzohen si te pa afta ose te korruptuara!
    Se kete gjyqtar e mbeshteten edhe 3 gjyqtaret e Apelit Administrativ ne Tirane gje qe edhe per ata vlen te merret qendrim!
    Te shohim se si do arsyetoje Apeli per kete palo gjyqtar,qe neriton burgun e jo te jete ne drejtesi!

  • Te nderuar zoterinj gazetare mjerane qe i sherbeni kesaj klase te ndyre politike.
    Ne kete moment qe flasim
    SA ESHTE KOSTO E SISTEMIT TE ZHDREJTESISE SHQIPTARE? KETA KRIMINELE QE NA E NXJERRIN EDHE PRIFTIN ME BARRE PA JU DRIDHUR SYU.
    Halli Juaj more zoterinj eshte qe ti tregoni popullit qe kjo drejtesia qe po krijohet KUSHTON SHUME keshtuqe ME MIRE ME ATA ALABAKET ME VELIDON TE ZI QE ISHIN.
    ZOTERINJ SHYQYR ZOTIT QE PAS KETIJ PROCESI JANE USA DHE GJERMANIA.
    ATYRE PADRONET TUAJ NUK DO TI SHPETOJNE DOT.
    TE JENI TE SIGURT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *