Prodhimi i madh i domateve në serat e zonës së Lushnjës po mbetet pa treg shitje. Janë me qindra ton domate vetem në zonen e komunës Këmishtaj që ka mbetur në fusha, sepse tregtarët vendas, por edhe të huaj nuk i tërheqin.
Pengesa kryesore eshte realizimi i sasise se percaktuar per eksport, dhe nuk po terhiqet me as nga tregetaret kosovare. Kosova eshte nje nga tregjet kryesore te prodhimeve te fermereve te Lushnjes, dhe vetem rrezimi i barrierave doganore dhe tregetare do cliroje biznesin prodhues.
Ne kete periudhe nje vit me pare domatet jane tregetuar nga 120 deri ne 150 leke nje kilogram, ndersa tani çmimi per shkak te prodhimit te madh dhe kerkeses se ulet ka rene nga 20 deri nne 50 leke nje kilogram.
Fermeret kerkojne ndihme sepse kjo situate po i pengon per te vijuar punen me kultivimin e produketeve te tjera. Aktualisht serat jane bllokuar nga prodhimi i domates i pjekur por qe ka mbetur pa vjele./tch

Le t’i hanë vetë këta matrapazë shpirtvegjël. Përse nuk e ulin çmimin e t’i shesin, por i mbajnë çmimet në qiell. Nëse kostoja e prodhimit është e tillë që kushtëzon një çmim të lartë, atëherë mirë t’u bëhet se investojnë pa kokë…
Keshtu eshte kur zbatohet teoria e G.Pashkos per te shkaterruar gjithcka se i ka ndertuar Enver Hoxha,dhe vandalet u leshuan dhe prishen nje mrekulli te konservimit sic ishte kombinati konservave ne Vlore Ernest Telman,sot po te ishte ne kembe kombinati do e kishit te garantuar prodhimin dhe nuk do ti mbanit syte nga tregu i huaj.