Dy Ardianët e Bankës së Shtetit…

anazapta

Nuk është aq e vështirë psh: – të vjedhësh një bankë depozitash, nga ato që gjenden me porta të hapura buzë trotuarëve e rrugëve dhe me roje policë privat pleqë, pijanecë, rryshfetxinj të rëndomtë, apo invalidë të cilët edhe bukën e hanë ulur tek karriket e klientëve! Por që të vjedhësh thesarin brenda në Bankën Shtetit, që ligjërisht është “hermetike”, kjo me sa kam lexuar e dëgjuar, nuk ka ndodhur askund në botë, që nga koha e Al Kapones, kur dyert e bankave ishin ende me zinxhira e brava dollapi buke fshati. Por ja që ndodhi në Shqipëri, ku një hajdut me pamje pastori, pa maskë, pa automatikë, pa zhurmë, përlau thesarin e shtetit në Bankën e Shtetit, duke u shoqëruar me përshëndetje nga rojet dhe shefat, sa herë që dilte me “thesin në krahë”

 

-Çfarë kontrollonte Ardiani guvernator?

Se sa vlerë financiare është vjedhur nga Adriani hajdut, në bankën e drejtuar nga Adriani guvernator, kjo ende nuk dihet akoma. Por zëra nga brenda bankës thonë, se është vjedhur aq shumë, sikur nga thesari të nxirrej kashtë e jo lekë. Një punonjës i bankës, thuhet se ka konfirmuar se janë vjedhur aq kartmonedha prerje nga ato që mbajnë deputetët e ministrat në portofole, sa zyra e Fullanit mund të mbushej cep më cep deri në tavan. Adriani hajdut, që i ka nxjerrë pjesë-pjesë nga banka, (siç nxirrnin dikur traktet njësitet guerile në filmat shqiptarë pasi asgjësonin rojet) ka deklaruar në prokurori, se në Bankën e Shtetit në sektorin e depozitimit të Thesarit, nuk bëheshin prej vitesh as mbikqyrje fizike vizive të veprimeve të punonjësve, as bilance dhe as kontrolle rutinë të gjendjes së transaksioneve e rinovimit të kartmonedhave të thesarit. Pra Ardiani hajdut vidhte, ndërsa Ardiani guvernator nuk kontrollonte. Po çfarë kontrollonte Ardiani guvernator? Ajo që është bërë rregullisht e me korrektesë në këtë bankë është fakti, që Adriani guvernator, i cili e drejton  bankën e vjedhur të shtetit, kontrollonte çdo minutë pastrimin e pluhurave në mobilje, pastërtinë e çarçafëve, ajrosjen dhe amortizimin e dyshekut dopje në dhomën e tij luksoze të gjumit, të “arreduar” në super-aneksin e zyrës brenda Bankës së Shtetit. Ndërsa Adriani hajdut zhvaste miliona përditë, Adriani guvernator kontrollonte rregullisht akordimin e shpërblimeve, shtimin e pagave, shlyerjen e dietave, të drekave e darkave të punës, datat dhe vendet e ekskursioneve, kalendarin e kampionateve të volejbollit e bashketbollit që zhvillonte banka, gatishmërinë dhe aromatizimin e makinës kur shkonte për fundjava, dhe cilësinë e ushqimit në restorantin e bankës.

 

-Kush lejoji Ardianin hajdut, të vidhte thes(arin)?

Krejt i lirë, Ardiani hajdut mbushte “barkun” dhe xhepat me miliona, e dilte nga banka. Në mëngjes kur shkonte në punë, fuste në bankë psh 5 kilogram libra. Mbasdite kur dilte nga puna nxirrte prej andej 5 kilogramë kartmonedha. Këtë “këmbim valutor” letër-lekë, ai e bënte rregullisht. Arkat zbrazeshin nga lekët dhe mbusheshin me letra. Pesha e kartmonedhave lekë, euro, dollarë, franga etj ishte e njëjtë si peshë. Kështu kontrollohej thesari prej 4 vitesh. Zbrazej nga lekët e valuta dhe mbushej me libra. Nuk e dimë se librat e cilëve autorë shqiptarë e të huaj gjenden të “konvertuar në valutë” brenda arkave të thesarit, por dimë faktin, që borxhet miliardëshe të marra nga FMN e nga Banka Botërore, janë tjetërsuar në dëngje librash në arkat e thesarit të Bankës së Shqipërisë. Se përse e kanë lejuar Ardianin hajdut të vjedh kaq lirshëm, këtë “sekret shtetëror” e ka për detyrë ta zbardh prokuroria. Pyetja që duhet bërë dhe duhet zbardhur publikisht është kjo: Kush e ka lejuar atë të vjedh lirshëm? Banka e Shtetit ka një rregullore strikt funksionimi, deri tek “CV” e punësimit të pastruesve. Ka një rregullore të përcaktuar saktësisht, mbi funksionet e çdo zyrtari të saj. Ka rregullore për një sistem vrojtimi të sofistikuar të mjediseve e të çdo skute të bankës dhe të çdo lëvizjeve të punonjësve edhe kur ata kruajnë kokën, apo nxjerrin shaminë nga xhepi. Ka një rregullore për verifikim po të sofistikuar, të kontrollit të çdo punonjësi edhe kur shkojnë në tualet. Ka një rregullore strikte kontrolli, mbi zbatimin e detyrës prej çdo sektori, drejtuesi, kontrollori, eksperti e nëpunësi, deri tek guvernatori. Ka një rregullore për kontrollin elektronik e fizik të hyrjes e daljes së çdo punonjësi në bankë, madje edhe kontrollin fizik të guvernatorit e atë atyre që fut në bankë guvernatori. Kështu e përcakton rregullorja. A ka funksionuar? Nëse po, atëherë kush lejoji të vidhej thes(ari)? Një gjë është e qartë në këtë skandal: Me skemën “libër-lekë” të Ardianit hajdut dhe me metodën “sylesh” të kontrollit të Ardianit guvernator, nëse Ardiani hajdut, do të kishte vendosur (apo ngarkuar) të vidhte thesarin flori, patjetër që sot në arkat e thesarit, do të gjendeshin lingota skrapi kollodokë dum-dumësh!

 

-Cili Ardian e shpiku metodën e vjedhjes me “libra-lekë”?

Siç ka deklaruar, Ardiani hajdut e ka realizuar vjedhjen pa shqyer brava dhe pa i zvendësuar milionat, me kartmonedha false. Ai ka përdorur librat, duke i futur ato në arkat e thesarit, në vend të librave, me të njëjtën peshë. Ndoshta si libra mund të ketë përdorur edhe buletinët 3 mujor që botonte Adriani guvernator, për të publikuar veprimtarinë dhe bilancet e bankës. Ndoshta mund të ketë përdorur edhe rregulloren e funksionit të bankës, ose urdhëresën e sigurisë së thesarit, apo librat e instruktazhit të hyrjes e daljes nga banka.

Kush ia mësoi këtë metodë Ardianit hajdut, që të konvertonte thesarin e shtetit me libra? Për shumën e vjedhur realisht dhe për metodën e përdorur me libra nga Ardiani hajdut, nuk pranon të jap shpjegime as Ardiani guvernator, duke deklaruar publikisht, se është “sekret shtetëror”!

 

Ardiani guvernator që nuk ruajti dot bankën, po “ruan” sekretin shtetëror!

Supervjedhja e thesarit të shtetit po kalohet me heshtje. Drejtësia ka të drejtën e saj ligjore të hesht për shkak të natyrës së punës që ka. Ndërsa Ardiani hajdut, tregoi “shpejt e shpejt” se si i vidhte milionat, Ardiani guvernator po qëndron i heshtur, duke mos deklaruar as shifrën e vjedhur, as personat përgjegjës që lejuan, as shkaqet që favorizuan vjedhjen. I vetmi reagim publik i Fullanit, për këtë krye-skandal bankar të Shtetit shqiptar, ishte deklarata e tij “shpjeguese” për median: “Nuk mund të jap shpjegime, mbasi të dhënat janë “sekret shtetëror”.

Jo në Shqipëri, por në asnjë cep të planetit, nuk ka qytetar  që ta pranojë deklaratën e zotit Fullani, jo se nuk foli shqip, por sepse ishte absurde e qesharake për një fakt: Guvernatori që nuk ruajti dot bankën, na thotë se po “ruan” sekretin shtetëror!

 

****

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, 20 milionë USD?!

Nga Aida Nako

Rreth një javë pas zbulimit të supervjedhjes në Bankën e Shqipërisë, zyrtarë të lartë të saj pritet të japin deklarimet e tyre në Prokurori. Prokurorët pritet të dëgjojnë të martën (nesër) deklarimet e zyrtarëve të BSH, mes të cilëve edhe guvernatori Fullani, lidhur me atë që është cilësuar si vjedhja e shekullit. Burime pranë policisë kanë informuar dje disa media televizive se thirrja e zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë vjen pas verifikimit të të gjithë personave të cilët kishin për detyrë inventarizimin e parave dhe kontrollin e tyre. Hetuesit dyshojnë se Bitraj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar në nxjerrjen jashtë bankës të sasisë së madhe të parave, pa rënë në sy. Ndërkohë, policia ka kërkuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë kontrollin dhe verifikimin e numrave serialë të kartëmonedhave.

 

Deklarimet

Kjo pasi një pjesë e mirë e parave të vjedhura nga Ardian Bitraj ishin para të cilat do të asgjësoheshin, ndërsa kanë dalë jashtë qarkullimit. Pas deklarimeve të Bitrajt, oficerët e policisë dyshojnë se shumica e kartëmonedhave janë rihedhur në treg, ndërsa janë para të pavlefshme kjo për shkak të numrit serial, i cili është i klasifikuar si numër stok për t’u asgjësuar. Sipas deklarimeve të Bitrajt në polici, shuma e vjedhur përgjatë katër viteve është rreth 7 milionë dollarë, por hetuesit dyshojnë se shifra reale është rreth 20 milionë dollarë.

 

Hetimet

Prokuroria beson se shumë e grabitur nuk është harxhuar e gjitha në kazino, ashtu siç pretendon i pandehuri Ardian Bitraj. Kjo, pasi është e pamundur që të jenë lënë 6 milion dollarë në kazino. Për këtë arsye, prokuroria ka nisur hetimet për transaksione të dyshimta jashtë shtetit. Prokuroria po heton mundësine e llogarive të hapura jashtë shtetit nga ana e Bitraj dhe të pandehurës tjetër, Mimoza Bruza. Por, nën hetim janë edhe të afërmit e tyre, pasi llogaritë mund të jenë hapur pikërisht nën emrin e këtyre të fundit.

 

 

Dy dëshmi për atë që ndodhte në Bankën e Shqipërisë

Faqja “Albanian Economist” në Facebook, është një hapësirë ku komentojnë shpesh shumë ekonomistë shqiptarë dhe trajtohen (jo pa doza humori) zhvillimet ekonomike shqiptare por sidomos skandalet. Objekt i ditëve të fundit në këtë faqe nuk mund të mos ishte skandali i ndodhur në Bankën e Shqipërisë. Për këtë ka pasur reagime, komente dhe analiza të shumta. Por kemi përzgjedhur dy dëshmi të dy ekonomisteve që janë dërguar në këtë faqe dhe që flasin mbi mënyrën se si operonte Banka e Shqipërisë. Më poshtë janë dy dëshmitë e rrëfyera ditën e djeshme: “Arsyeja që nuk më punësuan: Tepër e përgatitur” Përshëndetje, BSH-ja ka vite që kritikohet për mënyrën e drejtimit nga z. Sh. Cani, ish guvernator. Këto kritika shkonin edhe te pikat e mënyrës se si është ngritur dhe ndërtuar  peresoneli. Personeli, në gjyikimin personal, është në gjendje jo të mirë. Këto kohët e fundit kam aplikuar te BSH-ja për një vend pune. U përzgjodha për testim, kalova testimin dhe më ftuan për intervistë. Aty më kërkuan të bëj prezantimin e vetes dhe pastaj më thonë se përshkrimi që u dhash i përshtatet më shumë një departamenti më lartë në hieartinë e aftësive. Si me thënë “je me më shumë aftësi se sa kërkojmë”. Të njëjtën gjë (ekzaktësisht) i kishin thënë edhe një shoqes sime (M.Sc. në Gjermani me rezultate të shkëlqyera), edhe ajo për të njëjtin vend pune konkuronte. Si përfundim: Jo. Përgjigja erdhi 1 muaj e pak më vonë, por diçka më bën të mendoj se i gjithë procesi i rekrutimit ishte një farsë. Jo se duhej të zgjidhesha unë, por me sa duket ishte përcaktuar se kush do të fitonte. Ndryshe nuk kam si ta kuptoj logjikën e “je me më shumë aftësi se sa kërkojmë”. Të gjithë sa kam pyetur dhe takuar si brenda ashtu edhe jashtë BSH-ës konvergjojnë në atë se Fullani po e dëmton gjithnjë e më shumë bankën me punësime arbitrare. Tani habitemi sesi vidhen kaq shumë para në kaq vite. (?!) Normale, kështu ndodh kur rekruton në masë njerëz të paaftë: ngel me gishtë në gojë e nuk di se si të vlerësosh sasinë e parave të humbura. Për mua guvernatori duhet të jap dorheqjen. Ai ka përgjegjësinë e kompozimit të personelit po aq sa edhe të organizimit dhe të kontrollit të tij (gjithnjë duke abstraguar se ai nuk ka gisht në paratë e humbura).

 

“Çudi, se Banka numëronte dhe 50 lekëshat”

Lidhur me kete vjedhjen tek BoA me ben dicka shume habi. Pervec vjedhjes qe eshte tmerr dhe se di si nuk ka dhene minimalisht drejtori i auditit dhe guvernatori doreheqjen (se paguhen edhe me taksat tona), me habit ky fakti i mos numerimit te lekeve. Kur une kam qene arketare ne nje bank e nivelit te dyte, pergatisnim shume shpesh fonde per derdhje ne Thesar Bank Shqiperie, i benim koke me koke i fashetonim(dopio fashete, firme vule), I vendosnim ne thas i lidhnim me shirita nje perdorimsh dhe i nisnim me blind.

Shume shpesh na vinin mbrapsht me fashete kartemonedha si falco, ose reklamime per mangut etj. Tani, kur keta nuk i numerojne fare leket ku i dallonin keto falco e mangut?! Per me teper qe nuk kishe asnje mundesi ankimimi, dhe kur kane zvendesuar libra me lek, kushedi sa here kane zvendesuar leket e rregullta me falco e ne arketaret i kemi paguar nga xhepi. Nje here na kthyen edhe 50 lek te reja metalike si falco, keto numerojne monedhat e jo me 5.000 e reja pfff. Shume turp nuk e di si mund te kemi besim tek nje autoritet qe duhet te auditoj bankat e nivelit te dyte, kur keta sdine te auditojne as veten e tyre. Faleminderit.

Deshmia në faqen e Facebook e Albanian Aconomist
Deshmia në faqen e Facebook e Albanian Aconomist

 

Një skandal i paralajmëruar…

fullaniZ.Fullani është modeli i zyrtarit që përdor favoret e postit të tij për të favorizuar rrethin e afërt të njerëzve në pushtet, të cilët i respekton duke filluar me miliona euro kredi apo tendera, deri në punësim fëmijësh apo të afërmish në Bankën Qendrore, me kriterin e vetëm që ti bëjë ndonjë qokë. Nuk është agresiv me askënd, dhe po të ish për të, në vend të Kushtetutës në këtë vend do të ishte më mirë të funksiononte pazari, miqësia apo tarafllëku. Dhe ia ka dalë. Me një CV banale, me rezultate minimale studimesh, me një biografi mediokre bankieri arriti të marrë dy mandate Guvernatori. Ky ishte rasti i parë kur një guvernator shqiptar merr dy mandate radhazi, ndërkohë që Alan Greenspani shqiptar ka lejuar ish-qeverinë të fusë duart në kursimet e qytetarëve dhe të zhysë vendin në borxhe.

I përket një brezi nëpunësish, që së bashku me zonjën e tij, janë një rast emblematik se si në shoqëri zënë vend, biles maja, njerëz mediokër, vetëm për shkak të rrumbullakësisë së tyre, jo vetëm fizike. Të përkushtuar deri në fund pas shefave që kanë në dorë emërimet e tyre, të kujdesshëm për bërë ndere me postin e tyre në adresë të njerëzve të pushtetit, dhe gati banalë në raport me njerëzit që kanë ndikim aty ku merret vendim për ta. Tipa të tillë janë të parezistueshëm për t’i lënë në kënaqësinë e tyre të servilosjes, deri aty ku fillojnë e të shkaktojnë bezdi. Ky është pak a shumë dhe raporti që Adrian Fullani kishte ndërtuar me Sali Berishën. Nuk është konfident i tij, por falë kësaj distance ai ka qenë kokë e këmbë i përulur para një grupi sekserësh të ish-kryeministrit, në medie dhe biznes, të cilët i ka kredituar, financuar dhe shpërblyer me miliona euro. Një prej tyre, përfitoi prej Guvernatorit një tender prej 12 milion euro për një kompani të afërt me të, për rikonstruksionin e Bankës dhe Hotel Dajtit. Një tjetër biznesmen i afërt me Berishën ka përdorur Fullanin për dhjetëra skema kredish në biznesin e tij, ku fut gjithmonë banka dhe merr gjithmonë garanci nga Banka Qendrore. Dy vitet e fundit të qeverisjes së Berishës, kur Shqipëria është thuajse në recesion, Guvernatori e ka kaluar me dreka e darka pa fund me këta njerëz. Adrian Fullani njihet si njeri që di të shtrojë dreka dhe darka pa fund, biles të gatuajë dhe vetë nëse është nevoja. Për të gjithë ata që e njohin, Fullani nuk kishte se si të mos e çonte BSH-në drejt një skandali të tillë si ai që është lakuar ditët e fundit.

 

Share This Article
42 Comments
  • Vetem flete- firrje apo flete-arresti ?? Prandaj merr rroge me shume se presidenti ky e rri tu pi raki me Arben Ristanin dhe punet ne banke shkojne vaj???Shtojani rrogen ketij te perkedhelurit te Berishes qe banka e shqiperise te shkoje drejt falimentit

    • Si do ndihen tani deputet SOCIALIST e Z BRACE qe ky FUL-HAMI ka refuzuar ftesen e prokuroris duke u shprehur se eshte person me ihtregitet moral e profesional jan te tjere ata qe e sulmojn/Pas deklarates se prokuroris qe do thote se FUL0HAMI eshte PULITO do dali BRACE e do thote fajin eka SALIU se ai ka vjedh FUL-HAMI tjesht ska dite gje ama ne do bejm ligje si per gerdecin 21 janarin detin dhe per ata qe vjedhin 100 mij lek per tu ushqyer ose i heqim nga puna e vrasin veten vetem FUL-HAMIN mose e ngacmoni ai do vazhdoj te punoj se ne jemi FRIKACAKE

    • Duket qe Prokuroria drejtohet nga lepuj ne vend qe ti bejne nje flete arresti ketij fullanit qe eshte fryre si gjel deti merret me bishtat. Ky fullani pa dyshimin me te vogel eshte personi kryesor pergjegjes per kete ngjarje te paprecedente. Domethene banka me kryesore e vendit eshte kthyer ne han nga ky fullan qe nga nje dekade qe ate post mban

      • Duket qe Prokuroria drejtohet nga lepuj ne vend qe ti bejne nje flete arresti ketij fullanit qe eshte fryre si gjel deti merret me bishtat. Ky fullani pa dyshimin me te vogel eshte personi kryesor pergjegjes per kete ngjarje te paprecedente. Domethene banka me kryesore e vendit eshte kthyer ne han nga ky fullan qe nga nje dekade qe ate post mban.Pershkak te ketij kokelopes eshte mbushur shqiperia me leke qe jane nxjerre nga qarkullimi. a e kuptoni cfare ngaterrese ka bere ky nga paaftesia ose dashja e tij.

  • Dhe Ciljeta ka bonusin e vet ne keta 20 milion $….. Te prangoset Shurrani se papritmas zbuloni dhe Berishen ne kete skenar.

  • Joooo se besoj kurre. Nuk vjedh guvernator Full-hani. Ska me te ndershem se ky dhe gruaja e tij gjyqtare. Lere pastaj qe eshte dhe Shum i zoti si guvernator…

  • Po ti kete prere koken Pali Miskes!Burre i lindur per Byro Politike ,Pali i PPunes e Fullani per Partin .umes(PD)!Kur e pyeste ndokush qe kishte afrimitet me te duke i thone ;C’thone Ari(Arjana) Ai perjigjej”Kush me Nona ime” dhe qeshte per rinine qe gezonte .Mos u genjeni me sencasioet e çastit se kur si gjeti gje ata qe vrane ne mes te bulevrdit apo urdheruan per te vrare ,as ka per ta gjetur gj kete kok kal!Ka punu mire me te gjitha palet e eshte çun garip!A ju kujtohet kryeministri i ri si iu drejtua ne nje takim” Heme si tu duka”,pergjigjia e Pali Fullanit “Top fare”.Sa per kete bastexhiun e kane gjetur me qellim qe ti fusin ne ngarkim te gjithe leket e humbura deri me sot ne Banken Saliniane .Ai pra Adrin Bitraj e quante se po ja hidhte ketyre e nuk e di qe nje kopje çelsash e k e guvernatori FULL-HANI.Rrofte Partia Demokratike me ne krye “burrin e shtetit” Sali Ram Berisha.

  • Z.Edi Rama meqe na del per carllikun me tr vogel e te parendesishem ne twitter e ne te tilla budalleqe, mund te na thuash se cfare mendimi ke per kete ceshtje?
    Apo ngaqe ish gruaja jote eshte shoqja e ngushte me gruan e fullanit dhe s’ka lezet te prishesh miqesine per 6mln€…eshte tamam nje xhest kavalieri, nje kryeminister si ty na duheshe…rriLindje
    Sapo u futa ne facebook te Sali milloshevic berishes dhe te Lul pakellqe bashes: asnje koment per kete pike…
    Ilir Meta: asnje koment…
    Edi Rama mendon se i perket nje lloj grupi cifutesh qe kontrollojne boten dhe po iu afron atyre ne nje pjate argjendi dhe ne menyre te perseritur burime te shumta ne shqiperi. Mund edhe ta pyesni ju o pseudogazetare te leshit qe beni pune bythe se c’pune bejne dy cifutet ne banken qendrore…
    SRB dhe Luki Vocerr mbrojne te tjera interesa jo shqiptare, vjedhja ne banke shkon ne te njetin interes per te cilin keta punojne, per me teper nuk mund te kerkojr koken e fullQenit sepse ai eshte deshmitar i shume gjemave te Saliut. Ndersa Luli eshte thjesht si liza ne boten e Cudurave ne kete histori…
    Iliri ka dhe precedente te meparshem ne vjedhje thesari te ngelura enigmatike dhe gjithashtu ne vrasje deshmitaresh gjate procesit te kamufluara ne kancer…Ilir Meta ka komandyar nje pjese te mire te vrasjeve politike keto 15 vjet…
    Mund edhe te pyesni Roberto Savianon per mundesite e vogla qe ka shqiperia te sherohet nga ky kancer politik. eshte thuajse e pamundur.
    Me vjen turp dhe te qaj kur mendoj qe simboli i rezistences ne keto vite te jene Erjona Braçe dhe Erjon pseudoSionist Veliaj. Eshte turp per te gjithe burrat qe kane dhene jeten per kete vend eshte turp edhe per mua.
    Fatrkeqesisht saliu dhe tosi, te vetmen gje te sakte qe ndertuan, ishin themelet per te shkaterruar kete shtet…qe ka ngelur tashme si nje fshat i varfer ku e ardhmja e vetme do te jete te qepe breket e evropes…

  • Cfare spektakli ? Flitet qe do te therritet ky ujku ne prokurori……………….per te qeshe e per te qare…” O moj Shqiperi e mjera Shqiperi kush te ka fute me kry ne hi ? Ti ke pas qene nje zonje e rende , burrat e dheut te therrisnin nane ” Ku Ujku dhe te tjer si ky na moren ne qafe, e futen kete vend ne sketerre. Shikojeni mire si e ka fytyren ky Fullani…tamam fytyre ujku e trup DERRI. Turp t’i vije… e kushedi ku po ben edhe ndonje palzh si SHEIK ky pleh . I rente mallkimi i popullit ketij dhe atyre qe atij i dhemb me shume. Shiko o ZOT se cfare po ben ky i babezitur. Hapu o burg per kete pleherrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

  • OOO EDI RAMA MOS E SHTJER VETEN SI GRUPI CIFTELIJA ME FULLHANINTREGO VETEN SE KUSH JE PER TA MBROJTUR ME DINJITET ATE KARIGE QE TE VUM

    • Po prit o Joz,
      sa te pa duruar qe jeni ?
      Cfare te beje perpa Edi i shkrete ?
      Ja ta zeme se e futi ne burg Fullanin,
      u zgjidh prblemi ? Aty eshte per tu futur ne
      burg e gjithe Shqiperia, biles edhe nje pjese
      e mire e ballkanit

  • Kam nje mendim ,punonjesve te BSH tju rritim rrogat qe te mos vjedhin nga 2milion ne kater!!!!
    Fullani te marre sa te doje si personalitet dhe ekonomist i madh se nuk na duhen lek ,vecse nga ato te grisurat.

  • Shqiperia eshte Republike e Preshit. Berishajt, Gjin Gjonat,Fullhanat vazhdojne te vjedhin e as u ndodh gje fare. Rrofte Ripjellja.

  • Po ky hajduti nomeklature e kujt eshte?Ka imunitet dhe ky “protopapa”
    A ku je monizem ku je ,do e kishte futut shtate pashe nen dhe, e jo ta theriste ne hetuesi ,ju pjerdhsha me gjithe hetuesin e leshit .Ky stan kete bulmet ka,bejini shurren baçes tani.
    Sju kane pare asgje syte ,ky eshte vetem fillimi.

  • O SALLAKJA TE DAKORT JAM ME TY PO MOS TE DENOHET NJE POLIC QE MER NJE 1OO LEK PO TE DENOHEN KETA QE PO HYN NE LIBRIN GINES PER VJEDHJE

  • Cfai i ka vjedh Bitraj eshte shume pak me sasine qe kane vjedhur shefat e tij qe e kane lene te
    vjedhi,por te marre me shume vete.Eshte ajo qe u be me floririn ne Krabe qe u denua nje katunar per vjedhje floriri dhe hajdutet e vertete i perlane sa deshen.Jane ato qe kane bere drejtor banke Fullanin

  • BANKAT E SHTETIT JANE VJEDHUR VETEM NE FILAMT E HOLIVUDIT.

    As Al Kapone ne SHBA dhe askush tjeter ne Bote nuk ka guxuar te vjedhe Thesarin e Bankave te Shtetit ne historine e njerezimit. Por ja qe po ben vaki ne Shqypnine Komuniste. Gojet e liga flasin edhe per vjedhjen e Thasarit te Bankes se Shetit nga Mbreti i Pare Shqyptar Ahmet Zogu kur po e ndiqnin fashistet per ta likuiduar. Me pas floriri i Bankes se Mbreterise shqyptare u gjend i fshehur ne Malet e Bavarise ne lingota me vule autentike nga gjermanet e Hitlerit qe ju a kishin grabitur italianeve te Duces. Per fatin e keq te shqyptareve Enver Hoxha u vuri mina jugosllave anglezeve ne kanalin e Korfufizit me pabesi pederasti pas luftes dhe vrau shume oficere dhe ushtare aleate dhe kjo vendosi perfundimisht per fatin e floririt shqyptar qe u konfiskua nga Britania e Madhe si demshperblim. Kohet e fundit ne median tone kombetare por edhe tek tuk ne ate te huaj kane dale materiale qe tregojne se Londra ja ka kthyer floririn e Ahmet Zogut Sali Berishes ne terrin e nates, i cili nga ana tjeter i ka ndare ne Fushen e Zeze Thesarin e Mbreterise shqyptare me ambasadorin amerikan ne Tirane sikur ta kishte pronen e babes se vet pa dhene asnje spjegim dhe pa bere kurfare transparence.

    Atehere pse te cuditemi me vjedhjen e Guvernatorit Fullani me ane te seksereve te vet kur Edi Rama qe ne fillim te RILINDJES se tij te sajuar i vari melcite ujkut ne qafe?

    • Nastradin !
      Nuk je i mire informuar.
      Flet muhabete kafenesh…….me tha cuni i dajes,
      me tha cuni i tezes…..e kishte degjuar nga cuni i
      filonit……e diten e mire mire ardhsh.
      Nuk e ke kuptuar akoma qe i vetmi njeri qe mendoi
      per kete vend ne te gjithe hisorine e tije ka qene
      Enver Hoxha. Nuk e kupton akoma qe Enveri po na
      mund edhe i vdekur

  • ARDJAN FULLANI ESHTE FINANCUESI I KRIMEVE EKONOMIKE TE 2 HAJDUTEVE ME TE MEDHENJT TE KETIJ KOMBI SALI LULIT e LULBERISHES DUKE FINANCUAR GJITHE FUSHATAT ELEKTORALE TE TYRE PERVEC VJEDHJEVE TE MEDHA TE DRRES KUKESIT , HOTEL DAJTIT SI DHE VALIGJET PLOT ME EURO QE qeni i sales ZENI nxorri nga RINASI NE BANGAT E HUAJA PARA VOTIMEVE . POPULLI DO DREJTESI

  • ky eshte felliqsire , por me felliqsire do jene ata te tjeret nese nuk e fusin ne burg kete hajdut te ndyre , dhe me maskarenjte do jemi ne nese e lejojme qe ky tja hedhi pa lagur , shoqeria civile duhet urgjentisht te bej protesta para bankes se shqiprsie dhe kryeministrise per te dhene sqarime dhe venien prara pergjegjsise te ktyre legenave me Fullanin ne krye !

  • Pse nuk reagon Berisha.
    Cili eshte roli i kunates se SB ne Benken e Shqiperise.A eshte drejtore e pergjitheshme e kontrollit dhe ndihmese e Fullanit…per kontrollin ne Banke..kunata…
    Po PD pse heshte
    Po Topalli,clidhje ka me BSH,vajaza e saj ne cpozicion eshte ne banken e Shqiperise
    Pse ne cdo ngjarje,vjedhje,varsje,korrupsion del SB…
    Cila Prokurori do ti hetoje leket dhe gjakun e pupullit …Lalla ..provoje hidh nje hap Llalla por letrat ti ka Topalli.. ajo vendos ,,,drejtesia…do ta gjykoje Kryetarja e gjykates larte Adrian Fullani e shoqia e guvernatoriot e hajdutit… kjo eshte loja e zeze e shqiptareve…sot komandon SB dhe Xhjozi…. leket e vedhura te popullit nuk jane 20 miljon Euro sic rezulton shifra eshte rre=nqethese … ka mbi 5 vjet as nje kontroll…pse ishte e orgainuar nga vet Fullani …Fullan kush te dha urdher te nxjerresh leket ne kohe fushate ne 2009 dhe ne 2013
    ku i cove leket cila eshte marrveshja qe bere me Boden….

    • Mos rremo me seleksionim Mentor.Jepi te gjithe ata qe punojne aty.Jane te aferm te politikaneve ne te gjithe kahet politik.Interesa me te gjithe.

  • Jam ndeshur me Follanin ne v. 1997,kur erdhi si i deleguar i Qendres se PD,per te verifikuar korrupsionin qe behej me fondet e K.F.V,per nje ndermarrje,e qe shqetesohej se si mund te pushonte nga puna ate person qe nuk pranonte te nenshkruante kalimin fiktiv te dokumentacionit.Disponohen dok. edhe sot nga une,si dhe kopje e denoncimit ne Prokurori e qe eshte mbyllur si ceshtje me ndihmen e tije…..!

  • gazeta dita ka ngritur prej kohesh problemet ne banken e shtetit.Per cudi ai kallami i gjate qe me voten tone e beme kryetar shtetinuk ka folur asnjehere per kete pune .Eshte marre me policet ,me tatimoret dhe pastrueset por per banken ka heshtur.Ka heshtur se atje majmen familjet e politikaneve qe si shushunjat thithin ate pak gjak qe i ka ngelur shqiptareve te varfer.Populli pasi pastroi pjeserisht nga pushteti kermen e vucidollit duhet te pastroje vendin dhe nga klani mashtrues Rama meta.Kam besim se jemi ne gjendje ta bejme.te bashkohemi kunder te keqes per te shpetuar vendin nga plehrat.Kam mbeshtetur te majten,por shoh se jane te zinj dhe kriminele

  • Nuk ka si te mos vinte puna deri ketu, sepse te gjith punonjesit e Bankes e dinin se perparesia e Fullanit (minoritar i qelbur, por qe nuk perfaqson minoritetin grek) ishte qe ta mbante grure me ata qe ishin e vinin ne qeverisje.

    Fullani fijet e transferimit te aseteve financiare i ka qysh me fatos nanon, sali berishen e deri me sot me edvin ramen: ato fije zor se priten, sepse po u prene, rokullisen shume koka.

    Ky eshte sherbimi me i mire qe Fullani i ka bere Greqise.

  • Nje shkrim mjaft serioz e me vlere nga autoret.
    Kembanat bien per ata qe kane veshe dhe te shpresojme
    qe veshet do degjojne.

  • BRAÇE…….te menderosi Fullani,ty,presidentin,Saliun,Meten,Edvinin dhe kete popull koqe qe vetem shekon dhe nuk sulet rrugeve per milionat qe ka vjedhur Fullani.
    Kur nuk ka shtet,kur ka prokurori te koruptuar,kur gjykatesit ferkojne duart dhe luten ta marin kete çeshtje milioneshe dollare(*ne xhepin e atij qe e gjykon),kush duhet te mbroje djersen e gjakun e ketuj populli? Sa qindra milione kane vjedhur ne keto forma pushtetaret,politikanet,maskarenjte? Kush do mbroje kete komb?Deri kur do fleje ky popull,kaq injorant,kaq pa nerv,pa gjak ? qe e vjedhin,e rahin,e shkelin,e injorojne e peshtyjne,e trajtojne si skllav,si kavje dhe askush nuk flet,askush nuk reagon? A jemi ne Siçiline e viteve 70-80?
    A MUNDET TE FLASISH ME PER FULLANIN JU ERJON BRAÇE?

  • A DO TE LUAJE AKTORI BRUCE WILLIS FILMIN “DIE HARD-5” QE TE SHPETOJE GRABITJEN E BANKES KOMBETARE SHQYPTARE NGA FULLANET LAKMITARE?

    Kjo eshte pyetja themelore qe duhet t’i drejtojne sot shqyptaret qeverisjes se RILINDJES shqyptare te zgerlaqur si mos me keq nga skandale monstruoze, te trasheguara nga qeverisja komuniste e Sali Berishes. Edi Rama ne kete megaskandal financiar duhet menjehere te nderprese pushimet dhe te dale nga brima e miut ku eshte fshehur, te mbledhe Partine e tij te Ndryshkur Socialiste dhe te analizoje skandalin me te madh ne historine e popullit tone te vuajtur dhe te mjeruar qe po grabitet si mos me keq nga bashibozuket e politikes sone mafioze.

    Sepse shume shpejt ka gjasa qe do te vije koha qe jo vetem FMN-ja, por edhe asnje institucin botero nuk do te pjerdhe me per Shqypnine qe vjedh ashiqare Thesarin e Bankes se Shtetit dhe Kryeministri e Qeveria hesht si peshku pa uje.

  • o re te marr nuk e kuptoni se do te ishim me shtet demokratik dhe me me dinjitet po te ishim te pushtuar nga nje shtet tjeter se sa , qe jemi ne doren e shqipfolseve turkoshag dhe kriminele ne gen dhe ne shpiret nga keto parti kriminale te sponsorizuar nga ambasadoret qe keta ta mbajen pushtetin me hir dhe pa hir , dhe nese eshte nevoja dhe te vriten sic u vrane me 21 janare te 2011 , vetem kryengritjet mbar popullore e permbysin kete kancer qe e ka zene shqiperin per fyti dhe nuk e leshon deri ne mbytje bjologjike , me vote eshte e pa mundur vetem me kryengritje vehen rregullat e lojes tung

  • Nje gje s’kuptoj.Qe Fullani ka dhe duhet te mbaje pergjegjesi s’ka nevoje per diskutim.Por,a mbajten pergjegjesi Meta dhe Cani per vjedhjen e thesarit?Ku jane sot?Ne c’vend te botes do rizgjidheshin pas nje skandali te tille?Le te rifillojne hetimet per vjedhjen e thesarit,atehere.

  • Bravo Dites qe po mban gjalle sensibilizimin. Duket qe njerezit mezi presin nje shembull ndeshkushmerie per papergjegjesine e te gjithe atyre qe pushtetin dhe postin e quajne qejf, jo pergjegjesi qe te pyesesh b… mire perpara se ta marresh. Jam dakord me dike qe thote se ky eshte Gerdec ne BSH dhe Lazarat ne financat e shtetit. Se cfare mund te pritej nga firmat piramidale, kjo edhe mund te dihej, sepse ata qe i bene ishin ca xhambaze injorante, por te ndodhi e padegjuara ne institucionin me te besueshem te thesarit te shtetit, kjo i kalon kufijte e papergjegjshmerise njerezore. Urojme qe z. Brace, i vetmi koherent gje tani, te perkrahet edhe nga koleget e tij per venien para pergjegjesise te Fullanit, por edhe te gjithe te tjereve ne Bordin Drejtues te Bankes. Vetem keshtu do ti zgjidhen duart edhe Prokurorise, e cila gjer tani duket sikur po hallakatet si vaji ne lakra. Te presim dhe shikojme.

  • Minimumi guvernatori i alaskes se bankes se shqiperise ne mes te tirones duhet te jape DOREHEQJEN dhe te dorezohet vete ne prokurori ose te vazhdoje notin qe te heqe dhjamin e tepert dhe te ule barkun..por rilindasit e mesjetes llapnin aq shume dhe premtonin aq shume sa vete i harruan premtimet qe bene,ne zgjedhjet e vitit qe vjen 1 milion shuplaka do marre pas Saliut edhe Edi Rama..Qeveria e Rilindasve te fjetur te shqiperise ne fund te mandatit do beje nje vrime te madhe ozoni ne uje,me nje poc pjerrdhin te gjithe politikanet e shqiperise te dale nga partia me shume kalamaj e punes

  • Fullani ka qene nje rrogetar dhe sa i ndershem. Ai me nje rroge ka ndertuar disa vila….e plote, e plote shpenzime familjare….kot po e besdisin te shkretin…ta lene qe te plotesoje mandatin 14 vjecar…

  • gratë, dhe kredi është në dispozicion të çdo sasi e zgjedhjes suaj për më shumë informacion . na kontaktoni përmes emailit: [email protected]
    Kredi formularin e aplikimit dhe ta kthejë atë.

    Emri i plotë ……………..

    numrin e telefonit private …………….

    Vendi ……………..

    Adresa …………….

    State …………..

    Vite …………..

    Ajo është aplikuar më parë apo jo. ………….

    Status …………..

    Shuma e kredisë e nevojshme. ………………

    Periudha e kredisë …………….

    Profesioni ……………..

    …………… Mujore të ardhura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *