Suplementi i diplomës universitare do jetë në shqip dhe anglisht

redaktor

Ndryshon formati i suplementit që do të shoqërojë diplomat e studimeve të larta që lëshohen në vendin tonë. Ndër të tjera, është përcaktuar se në formatin e ri, suplementi i diplomës do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Ky dokument i bashkangjitet e diplomës që konfirmon përfundimin e studimeve të larta në një fushë të caktuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin me formatin standard se si institucionet e arsimit të lartë, qofshin këto publike apo private duhet të hartojnë përmbajtjen e suplementit që do të shoqërojë diplomën e studimeve universitare në të gjitha ciklet e studimit. Suplementi i diplomës së studimeve të larta është dokumenti shoqërues i pandarë që lëshohet sëbashku me diplomën në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”, si dhe ato “Master ekzekutiv” të ciklit të tretë.

“Përmbajtja e suplementit të diplomës duhet të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Në rastet kur programi i studimit zhvillohet nga një institucion i huaj i arsimit të lartë që vepron në vendin tonë, ose në rastin e diplomave të përbashkëta ndërmjet një universiteti shqiptar dhe të huaj, përmbajtja e suplementit lëshohet në gjuhën angleze, dhe në gjuhën e lëshimit të diplomës së përbashkët (ndër katër gjuhët e tjera të Bashkimit Evropian, frengjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht). Në çdo rast, përmbajtja e suplementit të diplomës në të gjitha gjuhët duhet të jetë e njëjtë”, detajohet në udhëzimin e miratuar së fundmi nga MASR. Për institucionet e huaja të arsimit të lartë, që operojnë në vendin tonë, në përmbajtjen e suplementit të diplomës duhet të përfshihet edhe informacioni për vendin e ofrimit të studimeve.

Suplementi që do të shoqërojë diplomën lëshohet për çdo student pa pagesë. Ndërsa në rastet kur mbajtësit e humbasin atë, ata mund të kërkojnë që t’u rilëshohet suplementi i diplomës, por që kësaj here do të jetë kundrejt një tarife të përcaktuar nga vetë institucioni i arsimit të lartë që e lëshon. Më tej, në udhëzim specifikohet se suplementi në asnjë rast nuk e zëvendëson diplomën që jepet në përfundim të programit të studimit.

Institucionet jopublike të arsimit të lartë që i organizojnë studimet jo sipas modelit shqiptar, duhet të përfshijnë në suplementin e diplomës edhe informacionin mbi ekuivalentimin e rezultateve të arritura në programin përkatës të studimit me sistemin kombëtar të vlerësimit.

Informacioni në suplementin e diplomës është unik për çdo institucion të arsimit të lartë sa i përket përmbajtjes dhe formës. Ndërkohë që të dhënat personale të paraqitura në këtë dokument janë konfidenciale për çdo përdorues. Ky suplement përshkruan në veçanti natyrën, nivelin, përmbajtjen dhe rezultatet e studimeve që janë kryer nga mbajtësi i diplomës, si dhe fushën e punësimit.

Sipas vendimit të marrë suplementi i diplomës duhet të përmbajë detyrimisht 8 seksionet e përcaktuara, që janë: “Të dhënat identifikuese për mbajtësin e diplomës, informacionin identifikues mbi kualifikimin, informacionin mbi nivelin dhe kohëzgjatjen e kualifikimit, informacionin mbi programin e studimit të përfunduar dhe rezultatet e arritura, informacionin mbi përdorimin e kualifikimit të fituar, informacionin shtesë për numrin rendor të regjistrimit të diplomës, certifikimin e suplementit, si dhe informacionin për sistemin kombëtar të arsimit të lartë.

 

Pranvera Kola\Dita

Share This Article
1 Comment
  • Po pse (perke) ne dy (dhyo) Gluhe (Glosa) dhe jo te tre (tria)?
    Ne sikur pretendojme (prétend) qe jemi popull (popola) i lashte Pellazge,sikur te shkruhet edhe ne Gjuhen e Lashte Greke te Omiros Pellazgjik?
    Nuk do ishte ne Nderin tone vellezer?
    Apo nuk na lejojne ata qe emertimin e Kryeqendres tone ne Emer te Ilyrit Megas Kostandinos,Kostandino-polis ne Stamboll?
    Qender kjo ne te cilen mori flamurin (fllug) tone Greke te Epirit,Shqiponjen me dy Krena te Bizantit Heroi yne Epirote Jeorgios Kastriotis.
    Apo nuk na lejojne ata qe u thone Qitet nga Cita,apo City,kur te paret tane i thonin Polis, Kostandinopolis!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *