Boris Johnson, ish kryetar i bashkisë së Londrës, një prej kundërshtarëve më të ashpër të David Cameron në kampin e konservatorëve dhe i parë si favorit kryesor për të zëvendësuar David Cameron nuk do të garojë për kreun e partisë dhe as për postin e kryeministrit të vendit.
Një një fjalim të shumëpritur nga media dhe jo vetëm, Johnson befasoi të gjithë kur tha se nuk e sheh veten si personin e duhur për të unifikim e partisë dhe të vendit.
Miqtë e mi, ju që keni pritur me shumë besim këtë fjalim, më duhet tiu them se pas konsultave me kolegë dhe pas rrethanave në parlament, kam konkluduar se ai person nuk mund të jem unë.
Megjithatë skemat ishin përmbysur pak me herët me shpalljen e kanidaturës nga ministrit të Drejtësisë Michael Gove, i cili pritej të mbështeste Johnson në ndërtimimin e partisë dhe të unifikimin e vedit pas shkëputjes nga Bashkimi Europian.
Vendimin për të garuar Gove e argumontoi kështu.
Unë e kam thënë disa herë se nuk dua të bëhem kryeministër, dhe ky ka qenë gjithmonë këndvështrimi im. Por ngjarjet që kanë ndodhur që prej të enjtes së kaluar më kanë peshuar shumë. Kam arritur në konkluzionin se Boris nuk është i aftë të udhëheqë dhe të ndërtojë një ekip për të ecur përpara.
Gove hapi një debat të nxehtë gjatë fushatës Brexit, kur tha se Britania do të kenë të njëjtën marrëdhënie me Bashkimin Evropian, si Bosnja, Shqipëria, Serbia dhe Ukraina në qoftë se vendi vendos të mbetet jashtë Unionit Evropian.
Deklaratë e cila mori përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili nëpërmjet një editoriali në Time tha se deklarata e Gove është e çuditshme dhe se Shqipëria nuk është model që duhet të ndjekë Britania.
Në garë ka hyrë gjithashtu edhe Teresa May, ministre e Brendshme, e cila mbështet qëndrimin e Britanisë së Madhe në familjen europiane.
Nominimet u mbyllën teska fituesi pritet të shpallet më 9 shtator.
Ministrja e Energjisë, e cila bëri fushatë për daljen e Britanisë nga Unioni, gjithashtu është futur në ringun e lidershipit, duke iu bashkuar ish ministrit të Mbrojtes Liam Fox dhe ministrit të Punës Stephen Crabb që ndodhen në garë.
E bija e një famulltari, edhe zonja May, në filozofinë e saj ka ndërtimin e partisë dhe të vendit gjithashtu.
