Largimi i Andres Iniesta nga Barcelona në fund të këtij sezoni duket i pashmangshëm, ndaj dhe skuadra “blaugrana” kërkon të gjejë një zëvendësues të denjë.
Edhe pse në janar erdhi nga Liverpool sulmuesi brazilian Philippe Coutinho, kjo nuk mjafton, ndaj Barcelona kërkon një tjetër yll.
Dhe i përzgjedhuri është një tjetër spanjoll, Isco dhe që luan me rivalët e Real Madrid.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që shprehet se është pikërisht Isco ai që mund të zërë vendin e patriotit të tij Iniesta te Barça.
Por vështirë se skuadra e “los blancos” do ta lërë të lirë talentin 25-vjeçar, për më tepër për të luajtur me rivalët e përjetshëm të Barcelonës.
Isco ka ende një kontratë me skuadrën “merengues”, e cila skadon pas dy vitesh, në vitin 2020.
a.s/dita
