Çifti është gjithmonë në qendër të vëmendjes në një dasmë, por një nuse në Britani ka zgjedhur t’i organizojë një surprizë të mrekullueshme shoqërueses së saj, e cila ishte lodhur pa fund që gjithçka në dasmë të shkonte mirë.
Gjithçka ishte menduar për në momentin që nusja do hidhte buqetën e saj të luleve dhe vajzat vihen në radhë për ta kapur të parat.
Kur Jessica pritej të hidhte në ajër buqetën e luleve, ajo u nis për nga shoqja e saj e ngushtë dhe i tha “Jess, kthehu pak”.
“Gjithçka ngriu për një moment”, shkruan fotografi, i cituar nga “The Mirror”.
Pas saj ndodhej partneri në gjunjë me unazën e zgjatur drejt saj. Po i propozonte për martesë.
Momenti emocionues u fotografua nga fotografi i studios “Ross Dance Photography”.
Ky ishte edhe vlerësimi më i mirë që Jess mund të merrte për punën e saj të palodhur për organizimin e dasmës së shoqes së saj, Jessica.

