Qeveria ka marrë vendim për të lënë pushim administratën të hënën e ardhshme, në 27 Nëntor.
Vendimi është publikuar sot në faqen e Këshillit të Ministrave.
Në këtë mënyrë punonjësit e administratës do të kenë gjithsej 5 ditë rresht pushim, pasi përveç të së shtunës dhe të dielës, do te pushojnë edhe ne tre ditët e para të javës së ardhshme (dy prej te cilave janë festat kombëtare 28-29 Nëntor).
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
- Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
- Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

8 dhjetorin e bejme pune dhe jemi ne regull.
TURP DHE REZIL I SHQYPNISE QE KERON TE ANTARSOHET NE BE
Po 29 nentori eshte data me e ZEZE e historise kombetare qe solli me vete MURTAJEN bolshevike dhe e beri Shqypnine si nje Kamp Perqendrimi stalinist GULAG per 50 vjet me radhe o enveristi i kamufluar Edi Rama?
PO ME ENVERIN SPIUN I GJERMANIT DO TA FESTOSH TI O EDI RAMA 29 NENTORIN?
apo:
ME MEHMET POLIAGJENTIN E GJITHE BOTES?
po privati do ta bej pushim, do te kete buke, ushqime, zarzavate, klube apo do pushojne te gjithe dhe te presim nga qielli
Surpriza e Rames per 100 mije punonjesit e Administrates!
Te gjithe kane mbajtur frymen duke kujtuar se Rama po behet Burre pas 4 vjetesh dhe kthen prap SHPERBLIMIN E FUNDVITIT…por jo, Surpriza paska qene vetem nje e Hene pushim!