Federata e Futbollit e Maqedonisë fitoi besimin nga UEFA për organizimin e ndeshjes mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për sezonin 2016-17.
Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i Unionit Evropian të Futbollit në takimin në Pragë, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp atë e njoftoi Gianni Infantino, Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s.
Shkupi, në muajin gusht të vitit 2017, do të mikpresë dy ekipet më të mira evropiane, çka përbën mirënjohje për futbollin e Maqedonisë dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
