“Surprizat” e Amerikës për Kosovën. Ambasadori i ardhshëm vjen nga një delegim i vështirë!

time

Jeffrey Hovenier është propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këtë detyrë ai pritet ta marrë posa të marrë dritën e gjelbër nga senati i shtetit më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.

Kështu amerikani do të vinte në Republikën me pavarësinë e së cilës është ngusht i lidhur.

Hovenier ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qëndrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

Share This Article
2 Comments
  • Dmth njohes i mire , shume bile, i interesave amerikane ne Balkan ,ne nje dimension multilaterale!

  • Dmth Lili, edhe me interesa qe lidhen ngushtesisht me interesat e shqiptareve ne Rajon, veçanerisht të të dy shteteve tona Shqiperi dhe Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *