Surprizon Bushati për mandatin e tretë, vendoset i treti në listë, publikon videon me të rinjtë

Rovena Cerka

Surprizon sërish numri 3 i socialistëve, Ervin Bushati.

I renditur i treti në listat shumëemërore të kryeqytetit dhe me synimin e mandatit të tretë për qeverinë e Ramës, kryetari i PS Tirana ka realizuar një video promo me mbështetësit e tij për të ndihmuar qytetarët ta kujtojnë numrin për votën preferenciale.

Bushati është ndër të paktët emra nga “shtabi” i vjetër në listë të sigurt, që përkthehet se nuk e ka të domosdoshme votën preferenciale,  megjithatë duket se është ndër personat më aktiv me elektoratin e njësisë 8, ku edhe kandidon.

Në zgjedhjet e kaluara përballë Bushatit ishte Lulzim Basha në po të njëjtën njesi ku edhe ka humbur, por për 25 prill lideri i bluve ka dërguar Alfred Rushajn për këtë betejë.

 

 

c.r / dita

Share This Article
2 Comments
  • Or po sa Bushate ka?
    Keta Bushatat jane bere si ajo barsaleta shkodrane: Kush eshte me e madhe,,Italia apo Laberia?
    At Bushatin qe kercente palikari ne Krete,e dime prapa liste,,na doli Bushat tjeter.
    Ca Bushata ka PD.
    Ca Bushata sekretare,bllokqen,sigurim i kishte Parti e Punes..Paskan qene si koronavirusi.Nuk lane parti e qeveri pa pushtuar!

  • Bushatos e ka vendin ne SPAK, e mbrapa hekurave per gjith ato qe ka vjedhur ose ia kane “falur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *