Suzana Tamaro sjell në shqip romanin “Përgjithmonë”

anazapta

Në Shqipëri, ajo njihet me librin “Thuaji zemrës po”, por tashmë Suzana Tamaro vjen me një tjetër titull në shqip. “Përgjithmonë” është një roman  dedikuar dashurisë.

Me një stil futurist, romancierja Tamaro përshkruan përmes një filtri psikologjik sesi njeriu në momente të caktuara e vendos veten në një gjendje paranormale të ndjeshmërisë së tij, duke i besuar shpesh intuitës dhe parandjenjave të çuditshme në lidhjet dashurore.

Edhe pse për këto gjendje flitet rrallë në aspektin shkencor, shkrimtarja Suzana Tamaro asnjëherë nuk harron se janë pikërisht ato që gjithmonë e më dendur përcaktojnë rrugën e jetës së një njeriu.

Ky është filli interpretues që e bën romanin “Përgjithmonë” akoma më tërheqës për lexuesin.  Me këtë roman, autorja e “Thuaji zemrës po” na dhuron një histori origjinale dhe pabesueshmërisht poetike, që bën të rikumbojnë telat e dashurisë, të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet përballë jetës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *