Swoboda-Meta: PD të bashkëpunojë me qeverinë për reformën territoriale

anazapta

Kreu i grupit parlamentar socialdemokrat, Hannes Swoboda, tha sot se opozita duhet të bashkëpunojë me maxhorancën për realizimin e reformave kryesore dhe ajo duhet të bëjë kujdes kur lëshon fjalë, pasi mund të ndikojnë në një vendimmarrje negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Mendoj se është e rëndësishme të vazhdohet me reformat për arritjen e standardeve dhe kritereve evropiane. Është shumë e rëndësishme të ketë bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës dhe shoqërisë civile. Është e rëndësishme që Europa t’i kuptojë ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri dhe t’i japë statusin kandidat. Shqipëria është një vend evropian dhe duhet respektuar si i tillë”, theksoi Swoboda në konferencën për shtyp që pasoi takimin e tij me kryeparlamentarin Meta.

Swoboda theksoi domosdoshmërinë e arritjes së konsensusit për reformën territoriale.

“Ne e kemi bërë këtë reformë 40-50 vjet më parë. Ju jeni vonë dhe kjo reformë duhet bërë. Sipas bisedimeve me kreun e opozitës, të Kuvendit dhe maxhorancën nuk shoh pengesa për arritjen e kësaj reforme. Çështjet kryesore në shërbim të publikut nuk mund të arrihen nëse nuk realizohet reforma. Kjo është e nevojshme dhe ndihmon në demokratizimin e vendit”, tha ai.

Ndërsa kreu i Kuvendit u shpreh se  reforma zgjedhore nuk ka asnjë prapavijë politike.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur ofertë të tillë për opozitën. Vetë opozita dhe partnerët ndërkombëtarë e kanë mbështetur. Nuk ka asnjë prapavijë për qëllime elektorale. Asnjë ide e ashtuquajtur salamandër, nga ato që mund të jenë tentuar në të kaluarën. Shpresoj që opozita të kontribuojë në mbështetje të përmbushjes së kësaj reforme”, tha Meta.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *