Aksidenti tragjik i 31 gushtit 1997-të do të shënonte ndarjen nga jeta të një prej pjesëtarëve më të dashur të familjes mbretërore britanike, Lady Dianës. E ashtuquajtura ‘’Princesha e Popullit’’ humbi jetën në një moshë fare të re, vetëm 36 vjeç, së bashku me partnerin e saj Dodi Al-Fayed në Paris.
E njohur për karakterin e saj fortë, ajo do të merrte shpeshherë vendime të cilat jo në pak raste kanë thyer kodet dhe protokollet e ngurta të etikës mbretërore si për shembull kur hapi klinikën e parë për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDA në ‘’Middlesex Hospital’’, pa harruar edhe qasjen mbështetëse që kishte ndaj homoseksualëve etj.
Mirëpo Diana jo në pak raste ‘’shfrytëzoi’’ edhe pamjen e saj të jashtme për të përçuar mesazhe të forta tek adhuruesit e saj, apo për të shprehur hapur qëndrimin e palëkundur që kishte ndaj familjes mbretërore, si për shembull kur mori vesh se Charles e kishte tradhtuar.
Nëse ekziston një fustan vërtet i jashtëzakonshëm në gardërobën e Lady Dianës është ky: fustani i shkurtër i zi i veshur në qershor të vitit 1994, në festën e organizuar në ”Serpentine Gallery” në Londër, pak ditë para ditëlindjes së saj të 33-të. Bëhet fjalë për një fustan të shkurtër të zi të stilistes greke Christina Stambolian, i cili zbulonte shumë më shumë nga çfarë i lejohej një princeshe, shoqëruar me një varëse me perla dhe një çantë të vogël dore.
Kjo ishte dalja e parë publike e princeshës, pasi bashkëshorti Charles, pranoi se kishte një lidhje jashtëmartesore dhe pikërisht për t’u treguar të gjithëve se ndihej e bukur dhe e lirë, kishte zgjedhur një fustan kaq të guximshëm.
Diana mund të jetë tradhtuar vërtetë nga babai i dy djemve të saj, por nuk e humbi asnjëherë dinjitetin, bukurinë dhe elegancën. Fustani i saj i hakmarrjes, është ende në ditët e sotme ikonik.


e.t./dita

me arabin ajo ra me barre
dhe kjo acaroj Mbreterine e beri qe te humbas durimin
nji poshterim te tille buk mundet te kapercente poshte
Mbreteria Angleze .
dhe me nji te shtypur te X butoni ne komputer
i ndryshoj drejtimin makines duke ndodhur pastaj ajo qe tashme dime te gjithe
“Diana mund të jetë tradhtuar vërtetë nga babai i dy djemve të saj, por nuk e humbi asnjëherë dinjitetin, bukurinë dhe elegancën. Fustani i saj i hakmarrjes, është ende në ditët e sotme ikonik.”
uau mi e.t./dita
po djana ka tradhëtuar sa ka plasur mi shpirt!!
pak bodigardë e roje të pallatit kanë shkruar kujtimet e saj kur ishte ngushëlluar prej tyre??
punë e saj dhe punë e çarlit,si plas kujt!!