Synimi i Edi Ramës deri në 2017 (dhe batutat me anëtarët e rinj)

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë dhjetëra karta anëtarësie në Berat, ndërsa theksoi se synimi ishte dyfishimi i anëtarësisë deri në vitin 2017 kur do të zhvillohen zgjedhjet. Kryeministri u kujtoi të anëtarësuarve të rinj se nuk ka punë në shtet.

“Synojmë të dyfishojmë numrin tonë të anëtarësinë në 25-vjetorin e PS-së, që është në qershor të këtij viti. Po synimi më i madh është për ta afruar sa më shumë partinë me shoqërinë”, tha Rama.

Ai përmendi disa reforma që janë ndërmarrë, duke theksuar se Partia Socialiste ka forcën për t’i kryer ato. “Nëse ky është viti i parë që shërbimi te mjeku i familjes të jetë falas, ky është një tjetër hap, ashtu si dhe check-up falas. PS ka ende shumë për të bërë, ashtu sikundër ata që merrnin rrugën për të bërë hemodializën në Tiranë, por që tashmë do e marrin ndihmën shumë pranë vendbanimit të tyre”, tha Rama.

Si në shumë takimet, as këtu nuk munguan batutat e kryeministrit me qytetarët.

Batutat me anëtarët e rinj

Rama- Spartakut: Ngrije zërin, në parti duhet folur me zë të lartë se pastaj s’të dëgjon njeri.

Spartaku: Kishim një problem në familje, dera e vetme që na u hap ishte shërbimi social, i jam shumë faleminderit shërbimit social, tani jam punësuar në një ndërmarrje.

Rama: Të jam mirënjohës jo vetëm për faktin që je në PS, por që je një nga ata shembuj se në Shqipëri kush realisht do të punojë mund të punojë, sot ministri e tha 26 mijë vende të lira pune, të reja në zyrat e punës. nuk punësohen të gjithë në shtet, është çmenduri ta mendosh

Rudina: Jam nënë e 6 fëmijëve, kam kaluar traumë para 1 viti, në momentin që kalova vështirësinë fëmijët u ndanë, braktisën shkollën, edhe shtëpinë, më ka ndihmuar zonja Mirela do i jem mirënjohëse deri në vdekje, jam edhe rasti tjetër, e marr këtë përvojë sepse ma ndjen çdo gjë është arritur falë PS që më është hapur çdo derë në ato që unë kisha dhe i hoqa.

Rama: Kurajo, tani nuk je vetëm ke dhe partinë me vete

Teuta Sulka: Përvoja shumëvjeçare për të pasur një vend pune është odise e gjatë, por rrugëtimi mori fund falë qeverisë, konkurrova në portalin “mësues për Shqipërinë”, dola në vendin e parë në rang kombëtar për parashkollorin, unë sot kam zgjedhur vendin e punës sipas meritës e transparencës dhe ju falënderoj.

Rama: Mirënjohje për ju, është vërtetë krenari që të dëgjosh që në derën e partisë sonë troket një person që ka arritur të fitojë me meritë në një konkurs që në fillim ka qenë i dyshuar si një nga lojërat e radhës që politika i mësoi njerëzit, por që tani ka fituar statusin e meritokracisë, është një konkurs i sekretuar dhe aty fiton secili atë që i takon, pikët që i takojnë.  Partia që ke sot pasi more teserën nuk do të shërbejë për tu’ futur në punë se aty je me meritën tënde.

Rama-Katerinës: Shiko andej, jo nga mua, nuk jam unë partia lerë se cfarë thotë Blendi Klosi. Të gjitha i the mirë vetëm një gjë nuk the mirë, unë s’jam zoti Edi Rama, më ke kryetar tani, Edit thuaj ose Edi Ramës

Një tjetër i anëtarësuar: Më mbetën 5 kalamaj rrugëve, mendova tërë natën ca do bëjë me ta, te Mirela i siguruam kalamajt i sollëm në Tiranë. E kam në zemër, i jam faleminderit që më ndihmoi

Rama: Shpresoj që edhe Partia Socialiste të jetë si Mirela

Ardiani: Falënderoj zotin, shokun Rama, kam një arsye që pranova të bëhesha anëtar i PS

Rama: Kërkove apo pranove se është e rëndësishme kjo.

Ardiani: Jo, jo, kërkova unë, se kisha një palë shtëpi të palegalizuara…

Rama në mbyllje të takimit: Meqë Mirela u përmend disa herë është krenari për ne kur perputhen të dyja bashkë, profesionistet dhe drejtuesit e përkushtuar me pjesëtarët e familjes politike si një përfaqesues i denje i PS i shërben vendit me përkushtim dhe nuk ben tjetër vec detyrës, kjo është kartëvizita me e mirë për të gjetur derën e PS për njerëz që para se të kishin këtë arsye për të ardhur te ne nuk do kishin menduar kurrë të bëheshin pjesë e PS. /Dita/

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Ky eshte bere si Saliu. Nxjerr ca halexhinj qe u kane premtuar ndonje gje dhe na i shet per arritje te Rilindjes. Ketij i rane kredencialet pa kaluar mandatine pare. Demagogji e turpshme.

  • Mirela ,dua Mirelen !!!!!!!
    te filloje nisma “adoptohem nga Mirela ” …me lek xhepi i ndihmon kjo Mirela ?? ms e ka burrin gjyqtar ,nga ata qe kane vetem gra te pasura ?//
    cfare gazi mor njerez ,cfare gazi
    njerzit po pakesohen , dhe ky do i dyfishoje antaresimet ?? ka ndonje qe i spjegon matematiken ketij ??? tallava palacosh !1
    nje gje e paska kuptuar ,nuk eshte “zoteri ‘
    Sepse ZOTERI LIND DHE NUK BEHESH ,PLEHRE !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *