Nga Pëllumb Gorica
Ka rrugë të cilat nuk maten me kilometra e orë udhëtimi, por me mori emocionesh. Ndaj, kur rrugëton, ashtu si uji që rrjedh e gurgullon në shtratin e vet duke lenë pas brigjet, ato nuk të tradhëtojnë kurrë. Sidomos kur e panjohura mes bukurive magjike të bën mik shpirtëror duke i shfletuar. Ndaj sa here nisem në rrugë të largëta me padurimin për të arritur sa më parë në destinacion, i shpreh emocionet frymëzuese për t’i bërë pjesë në krijimtari, biseda miqsh e të njohur.
S’mund të jesh indiferent nga dekori hijerëndë i malit Korab, me larmi panoramash; me re, herë të serta e herë të bardha, të cilat diku bëhen tufë e mes lojës së tyre dhe nën sytë e gjelbërimit të përhershëm të pishave qindravjeçare, ku patjetër ke se ç’të qëmtosh të qëndisurën e hireve të kësaj natyre alpine. Një rrugë e ngushtë këmbësore dhe gjithë gjarpërime që ngjitej siç thotë ajo fjala e urtë “shtegu i rrahur të çon diku”, të bënte të mos ndaloje për asnjë çast, ndonëse duke dihatur, sepse edhe ajri i pastër të nxiste vetvetiu ecjen. Dëgjohet frymëmarrja e shpeshtuar, kërcitja e këpucëve, e shkopinjve dhe era e ftohtë, që të thante fytyrën. Përtej lodhjes, duke u rrekur mes vështirësisë të saj, ku diku vraga e rrugës të humbet pllaskave gjurëmbardhë, porse shpina e një kafshe laramane, herë pas here i lejon vetes ndalesa mes drurëve të dendur të pishave që, përveç bukurisë mahnitëse e mbushin shpirtin me aromën dehëse të malit. Vende – vende ca gjurmë kafshësh të egra tregonin se këtu kishin kaluar pak para nesh. Me vete bluajmë mendime pa i shqitur sytë pamjeve të patjetërsueshme të natyrës.
Emocionohemi aq shumë sa rraskapitja e ngjitjes zbehet e nderur nga një frushullimë e lehtë e pishave që pëshpërijnë me murmurimë freskie, të cilat janë më shumë se poezi. Fëshfëritja e krahëve të një turme trumcakësh endur ngeshëm tutje, të cilat me gjasje i ngacmon kërcitja e hapave, më të rrallë ndonjë këngëzim i tyre nga larg. Këto çaste, që nuk i përjeton përditë, të bëjnë t’i thuash vetes: Sa mirë bëra që erdha këtu, larg zhurmave e telasheve, larg barbarisë që po i bëjnë natyrës njerëz të papërgjegjshëm. Të shpëton edhe ndonjë psherëtimë, sepse ndodh që përherë natyra e çiltërson shpirtin edhe në kulmin e rrëmujave politike e ngjarjeve të rënda.
Pas një ore rrugëtim mes këtyre pamjeve, një liqen i vogël 0.8 ha, Liqeni i Zi që ndriste me bardhësinë e akullt, si një bukuri e parrëfyer na pushtoi atë çast me emocione. Ecnim lehtë-lehtë, të mos zgjonim bukurinë e mjellmët të këtij syri magjik, që natyra e ka krijuar në lartësinë e formacioneve përrallore të Radomirës. Cipa e ujit të liqenit kishte ngrirë dhe si pasqyrë e madhe reflektonte rrezet e diellit. Duke mos e prishur atë ndjenjë të këndshme solemniteti, që e kishte pushtuar atë u ulëm në breg, Ai shtrihej si në pëllëmbë të dorës, i rrethuar nga pisha të larta, që i jepnin peizazhit një bukuri të rrallë. Ne po vështronim e na dukej sikur ishim në një botë të paparë. Rreth tij vërtiteshin ca zogj ndërsa provonin të thyenin akullin me sqep. Pastaj fluturuan sikur t’i trembte ardhja jonë.
Zbresim nga lartësitë e majave të borëzuara të Korabit, që tanimë i kemi lënë prapa, të mundimshme, me një paralele zymtësie prej reve të përhimta sa ditën e bënë muzg. Rrjedha e një përroi, me burime e rrëkeza të akullta, që zhurmonte e shkumbëzonte me rrapëllimë, si jehona e një simfonie nëpër gurë e guralecë të murrmë, na shoqëroi një copë udhë dhe bëri më epike pamjen me të këndshmen e vlerave në malin më shtatlartë të Shqipërisë.
Pellumbi po PELLUMB- Korabin sjelle kartonine
Mua mes Torontos- BOREZUAR.
Me te lumte ajjo pene komanduar mendia YTE kthiellet si ai flladi i ajrit mare ne Korab,sjell mua gjyshit 84 vjecar qe do vdes dhe ate maje kryemaje,si thoni ju te Korabit nuk arrita ta prek,sa Tomorin,e them si amator mesues gjografie nje jete,do me ngelet peng.
Faleminderi Juve per gjithsa na shkruani per ato vizitat tuaja studimore qe beni dhe na kenaqni,Ju prifte shendeti dhe suksese.Mos harro amanetin tim: te shkosh ne Dangelli tek “Guri i bletes”me Sanjoven :Ballkon e Dangesise”me Golikun mal sa Shejet bri tij si te jesh ne Bize te Martaneshit apo Qafshtambes…
Ketumes Torontos-fushe dhe vetem fushe akulli bri Kataraktit te Niagares qe mire klasifikohet “i gjashti i BOTES.me “1000ishujt”e lumit tej Liqenit “Ontario”deri ne Oqeanin atllantik…Mire na ardhsh si pasionant i natyres, do te te presim..me buke e kripe e zemer !.
Gezuar viten e Ri filluar e mbrodhesi se pari atdheut tone,politikat sekelldisur…
Pasuesi veteran;
Toronto06-01-2019 Guri Naimit D,(Dh Xhoga)
Po ju rilexoj i nderuar Pellumb Gorica, me surin ne Korab e ja nje vargezim timin nga Toronto po ju sjell:
Ne TORONTO !
Ne Tornto une kam ardhe,
Kater muaj mes djemve tane,
Tash, vete gjysh, do tyhem dy fjale:
Emrin shqipetar kane zbardhe.(1)
Do te flisia nje per nje,
Por, s’di me pare nga ta ze.
S’di gjyshi nga tia filloje,
se te gjithe i ka njesoj.
*Armando me dy shtepi
.
Ne Toronto nuk ka fjale,
Vetem pune me dierse balli.
Devolli,sic ai ka lere,
Dy shtepi ketu ka blere.
**Strazimiret:
Strazimiret, moter e vella,
Zoter te vetes ne kanada.
I miri Skerdi, arkitekt
Ekonomiste motra e vet.
Ne te madhin metropol,
Mes te tjerah s’i dallon.
Vec kur vete thone,”Shqipetar”
Dhe ta bejne zemren mal.
*** Njeri princ, tjetra princeshe!
Petrila Kita fizikant,
Vec me dije rrugen can,
Me te shoqen doktoreshe,
Djali Niko”princ’,cupa Joana “princeshe”.
C’emer t’u gjeja une
Femijeve te tyre pellumba?!
Sshkruar kane ne fytyre;
Prindet e vet, shembelltyre.
**** Shtepi e gezuar:
Duar arte, mjeshte Edi,
Zonje mbi zonjat, Elona,
Ergesti,mjalti shtepise
Nje vellacko pret te linde.
Kjo shtepi kaqe e geuar,
Ngritur vete me ato duar,
Me e embel do te jete;
Te Katertin qe pret (1)
Me ENGJEJT jetoj!
Fatmir kalo,shok s’dokete,
Me Linditen sbhoqe jete,
Me engjejt Jorgo e Ane,
Qe qyshin, e duan prane.
E duan e, kenaqin fshace,
Ne shtepine rrethuar me bace,
Rreth me bahce, me lulishte
Si ne Dangelli te ishte.
Si te ishte buze Vjoses,
Me te dy engjejt e goces
Qe “trinitrina” ne vend te huaj,
Me gjithe shpirt, ai i quan.
Ne mes tyre behet i Ri,
S’ndien semundie, pleqeri.
por Kanadaja eshte larg,
Lar prej tyre ndiehet plak.
1.Pas 1 muaji lindi djali dyte-Kuka..
Nga libri “Ne rruget e jetes” botim 2011.
( Mes “engjejve”ne Toronto jetoj..
83 vjetorin, me ta festoj).
Toronto 18-08-2019 Me nostalgji vitesh;
Guri Naimit D.(nipi mare emrin.Dhimiter..).