Një shi meteorësh ka ndriçuar qiejt e Evropës dhe Amerikës Veriore të shtunën në mbrëmje, duke i dhënë vëzhguesve të qiellit një mundësi të rrallë që të shohin yjet që bien me sy të lirë.
Astronomët thanë se qindra yje që bien do të mund të shihen edhe në 12 dhe 13 gusht.
Ekspertët kanë këshilluar që vendi më i mirë për të ndjekur spektaklin mahnitës, në të gjithë bukurinë e tij, do të jetë në zona të hapura, larg dritave të qyteteve apo qendrave të banuara.
Spektakli i quajtur si shiu i meteorëve”Perseids”, haset në qiell gjithnjë në muajin gusht dhe është më i dukshëm në hemisferën veriore.
“Perseids” ndodh kur toka kalon përmes mbetjeve të kometës 109P Swift Tittle.
s.a/dita
