Njerëzve me sy blu u zihet besë më pak se atyre me sy kafe. Ky është rezultati i një testimi të kryer nga studiuesi Karel Kleisner, i universitetit “Charles” në Çeki.
Studimi është publikuar në revistën “Plos One”.
Studimi përshiu 250 vullnetarë, të cilëve iu treguan fotografitë e 80 meshkujve dhe femrave me sy të ngjyrave të ndryshme.
Përgjigjet e të testuarve treguan se personat me sy gështenjë shiheshin si më të besueshëm se ata me sy blu.
Më pas, ngjyra e syve të personazheve në foto u ndryshua, për të parë sa do të ndikonte kjo në perceptimin e të testuarve. Për meshkujt, ky ndryshim nuk u reflektua në zgjedhjet e dyta, çka do të thotë se ndoshta forma e fytyrës së njerëzve me sy gështenjë mund të ketë ndikim në besimin që ata përcjellin. Meshkuj me sy gështenjë, të cilët u perceptuan si më të besueshëm kishin sy më të mëdhenj si dhe hundë e mjekër më të gjerë.
Kjo të bën të mendosh se tiparet e imëta të fytyrës mund të perceptohen si më pak mashkullore, rrjedhimisht më pak të besueshme.