Szydlo: Varshava nuk do të gjunjëzohet nga ultimatumi evropian

Elton Tafaruci
Poland's Prime Minister Beata Szydlo arrives for first seating of her government to Prime Minister Chancellery after swearing-in ceremony in Warsaw, Poland November 16, 2015. REUTERS/Slawomir Kaminskil/Agencja Gazeta

Kryeministrja polake Beata Szydlo deklaroi sot se qeveria e saj nuk do të gjunjëzohej kurrë ndaj çdo formë ultimatumi, duke iu drejtuar Komisionit Evropian disa ditë para publikimit nga ky i fundit të një njoftimi në formë paralajmërimi ndaj Varshavës.

Në një intervistë me shumë emocione, shefja e qeverisë i kërkoi parlamentit polak të përgjigjej në mënyrë të denjë ndaj sulmeve ku Polonia është vënë në shënjestër.

Beata Szydlo në mënyrë indirekte reagoi pas publikimit në një gazetë polake të informacioneve sekrete të zbuluara në mënyrë të paligjshme që çuan në njoftimin që pritet të publikohet të hënën nga Komisioni mbi shtetin e së drejtës në Poloni dhe që është shumë i rëndë për qeverinë konservatore të partisë Drejtësi dhe Ligj (PiS).

Shqetësimet e ngritura nga Komisioni, kryesisht kanë të bëjnë me reformën në Gjykatën Kushtetuese iniciuar nga qeveria e Szydlo, zanafilla e krizës së thellë në Poloni dhe e përballjes me Brukselin.

Share This Article
1 Comment
  • Polakët janë nacionalistë të rrezikëshëm dhe kjo i bën të humbasin logjikën .Me politikën e tyre idiote ndikuan në shpërthimin e luftës së dytë botërore ku lanë mbi 6 milionë të vdekur.Në se do të pranonin propozimin sovjetik , nazistët nuk do të guxonin kurrë ta sulmonin.Por ata besonin në ndihmën anglo franceze të cilët i ndihmuan me luftën e ‘çuditëshme’.Dhe tani , në vënd që të adaptohen me BE , mbasi ropën miliarda, hiqen trima , i vunë zjarrin Ukrahinës, nxisin tensionin me Rusinë duke ëndërruar që amerikanët do të rrezikojnë një luftë bërthamore që mund të zhdukë botën për disa minuta.Praktikisht janë idjotë trima, megjithëse duhen falenderuar për përkrahjen për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *