Ta kesh shtëpinë buzë liqenit, dhe…

anazapta

Dërguar me SMS

në 0689073730

Shtëpinë buzë liqenit, e të pyesësh ku bie liqeni… E nderuara “Dita”! Si një lexues i rregullt i juaji, desha të ndaj me ju shqetësimin e madh dhe jo vetëm timin, për sensibilizimin e autoriteteve lokale, për problemet në plazhin tonë në Pogradec, të cilat me gjithë shqetësimet tona, kanë bërë indiferentin.

Kur z.Rama nga ana e tij foli për përkujdesjen e plazheve publike ne u gëzuam, mbasi vitin e kaluar këtu u uzurpua dhe më s’mbeti pëllëmbë për qytetarin apo miqtë e vjetër që ne kemi dhe sot, të cilët i mirëpresim dhe mundohemi t’i kënaqim sa më shumë.

Por çfarë po ndodh sivjet? Shumë pronarë lokalesh marrin leje nga bashkia për 10 çadra apo shezllone dhe vënë 20, apo marrin një territor 20 metra dhe zënë 40, dhe t’i vënë çadrat para derës së shtëpisë, që nuk orientohesh dot nga bie liqeni. Sikur të mos mjaftonte kjo dukuri, nuk mungojnë dhe romët, që me një dopjo vodke që ju japin pronarët e lokaleve, kanë borxh të të mbajnë tërë natën me aheng. Me gjithë trokitjet në autoritetet vendore, një gjë është e sigurt, ata as nuk shikojnë e as nuk dëgjojnë. Mbase nga ky shkrim do të lëvizin. Përshëndetje! Ilia B., Pogradec.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *