Ta pimë a mos ta pimë një gotë verë në ditë? Shkenca duket disi e çorientuar

redaktor

Fusha e kërkimit shkencor për alkoolin duket paksa e çorientuar për momentin, të paktën sa u përket njoftimeve në publik.

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Nature” në mars duket se ofron disa nga provat më bindëse, se edhe pirja mesatare e alkoolit mund të dëmtojë trurin.

Pas ekzaminimit të skanimeve të trurit nga më shumë se 36,000 njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit zbuluan se 50-vjeçarët që pinin mesatarisht një gotë verë 175 mililitra (6 oz) ose gjysmë litër kanoçe birre në ditë gjatë vitit të kaluar kishte tru që dukej 1.5 vjet më i vjetër se ai i personave të tjerë që pinin gjysmën e kësaj sasie ose nuk pinin fare.

Plakja e trurit u rrit me konsumimin e alkoolit, shkruajnë studiuesit. Studimi është një nga më të mëdhenjtë që trajton ndikimin shëndetësor të pijes së moderuar në tru deri më sot.

Studiuesit e përkufizuan “pirjen e moderuar” për sasi deri në 14 gota në javë dhe “pirjen e lehtë”, më pak se shtatë.

Por studime të mëparshme kan6 theksuar se pirja e një vote vere në ditë ndihmon shëndetin, madje shmang disa sëmundje, përfshirë ato të zemrës dhe diabetin.

Megjithatë, bëni kujdes me çfarë lexoni.  Një hetim i New York Times i vitit 2018 zbuloi se studiuesit e përfshirë në një studim 10-vjeçar në shkallë të gjerë që kërkonin të gjurmonin ndikimin e konsumit të moderuar të alkoolit në shëndet u lobuan shumë nga industria e alkoolit.

100 milionë dollarët e përdorura për financimin e studimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH) u kërkuan kryesisht nga aktorët kryesorë në industrinë e alkoolit.

U zbukua se autori kryesor i tij, një profesor i mjekësisë në Harvard, siguroi drejtuesit e alkoolit në email dhe telefonata konferencash se rezultatet do të ishin në favor të tyre. Kur hetuesit e NIH vunë re praktika të dyshimta, studimi u ndërpre.

n.s. / dita

 

 

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *