Tabaku: 100 ditët e Ramës, spektakël pa përmbajtje

anazapta

Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se qeveria e re punon shumë për imazhin, por nuk ka përmbajtje. Në një intervistë për MAPO, Tabaku thotë se në 100 ditët e para të qeverisë “Rama”, publiku ka parë vetëm aksione si “fundi i marrëzisë”, të cilin ajo e cilëson një dështim.

E pyetur për bilancin e 100 ditëve në pushtet të Ramës, ajo thotë: “Në këto 100 ditë ne kemi parë një spektakël pa asnjë lloj përmbajtje. Qeveria në këto ditë është kujdesur të ruajë makijazhin e saj duke harruar të bëjë detyrat e shtëpisë. Fakti që statusi kandidat na u shty edhe pasi qeveria e shkuar i plotësoi kriteret e kërkuara nga BE dhe ato të kërkuara nga z. Rama sërishmi pamë një përgjigje negative. Në 100 ditë kemi parë akte normative për rregullime godinash, që ato t’i përshtaten formatit të kryetarit të qeverisë, ndërkohë që personat me aftësi të kufizuar ishin harruar nga kryeministri. Kemi parë një kryetar qeverie që thotë “Po” parimore pa pyetur askënd, që lë në ankth për ditë të tëra qytetarët e vendit të tij dhe që në fjalimin e tij nuk pati asnjë frazë ndjese për shqetësimin që i solli një populli përkundrazi nxori mllefin ndaj atyre që kishin dalë në shesh duke i akuzuar se nuk kishin kuptuar vizionin e tij. Në 100 ditë kemi parë një qeveri që merr vendime në errësirë, fshehtas të gjithëve duke shkelur kështu çdo rregull komunikimi. Kemi parë aksione si fundi i marrëzisë që rezultoi thjesht në një dështim, sikundër e shihni edhe ju sot në Tiranë kemi ende ato kazino që z. Rama i quante burim i krimit dhe i shthurjes sociale”, shprehet deputetja demokrate.

 

Share This Article
3 Comments
  • Spektakli ne PD. Iken nje zhele (Jozefina Topalli) vjen nje kanakare tjeter. Ajo si katolike qe kane leshin te tyre iku per lesh. Po ti moj per lesh dhie ke per te shkuar,se tani ftohte ben dhe leshi dhise ben per mbeshtjellje…ka kerkesa ne treg.. por mos e ul pjacen shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *