Tabaku: Crown Agents zbuloi organizimin perfekt të korrupsionit në dogana

Saimir Lleshi

Duke marrë shkasë nga një raport i kompanisë Crown Agents, Partia Demokratike thekson se ajo konfirmoi akuzat për korrupsionin masiv në dogana.

Deputetja Tabaku u shpreh se kompania që i mori 8.2 mln euro buxhetit të Shqipërisë dëshmon në raportin e vet organizimin perfekt të korrupsionit në dogana. Sipas saj, nga Shkurti 2014 deri në Shkurt 2015, raportohet se janë vjedhur 17 mln euro.

“Zbulimi i Crown Agents është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit dhe abuzimit në Drejtorinë e Doganave, e cila përgjatë këtij viti ka shënuar rekordin më negativ të mbledhjes së të ardhurave. Vetë auditi i brendshëm i doganave është shprehur i shqetësuar për nivelin e lartë të mosrealizimit. Megjithëse jemi vendi me barrën më të lartë fiskale në rajon, ku për dy vjet rresht u ngritën akcizat, si ajo e duhanit, është pikërisht Drejtoria e Doganave shkaktarja kryesore e mosrealizimit me 70% të të ardhurave”, theksoi deputetja. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *