Tabaku: Kthimi i ligjit të pronave si antikushtetues ishte një arritje

Dita

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, eshte shprehur se presidenti Nishani ktheu ligjin e pronave si antikushtetues dhe kjo ishte një arritje e parë në kundërshtinë për këtë ligj, sepse ligji i miratuar nga qeveria u heq pronarëve te drejtë për të ankimuar vendimet e kthimit e kompensimit.

Deputetja e PD-së, Tabaku, nëpërmjet statusit të saj Facebook pasditen e së martës, shprehet se “Sot, Presidenti ktheu Ligjin e Pronave duke e argumentuar si antikushtetues.

Besoj se kjo ishte një arritje e parë në kundërshtinë për këtë ligj, i cili i zhvlerëson pronat duke i llogaritur ato me vlerën e zonës që kishte në vitin e shpronësimit, i jep vetes fuqi prapavepruese duke gjykuar për të gjitha vendimet e mëparshme dhe i heq pronarëve të drejtën për të apeluar vendimet e kthimit e kompensimit.

Ligji nuk e njeh konceptin e kthimit e kompensimit, por dhe nqs prona është e lirë ajo nuk kthehet, as njihet, as kompensohet, por përfishet në databazën e pronave për t’ia dhënë pronarit të ligjshëm kur t’i vijë rradha!

Dhe kur rradha vjen, pronari kompensohet me një vlerë shumë e shumë herë më të ulët se sa vlera reale e pronës”.

Share This Article
1 Comment
  • Por pyettja qe shtrohet eshte :- a ka tru ne koke ky president “korb” dhe kjo “tru -laraske”, per te gjykuar kushtetushmerine,kur kete detyre eshte Gjykata Kushtetuese?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *