Tabaku: Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos të përgjigjet para drejtësisë

Amelda Amelda

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas lajmit se ish-deputeti socialist Alqi Bllako, ndaj të cilit nuk është zbatuar urdhër-arresti i GJKKO-së, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.

Përmes një statusi në Facebook, Tabaku shkruan se cili do që ka penguar drejtësinë të arrestojë Alqi Bllakon duhet të përgjigjet para ligjit, ndërkohë që postimin e shoqëron edhe me nenin përkatës që parashikon rastet kur ndihmohet të largohet një person për të cilin ka një urdhër-arrest.

Postimi i Tabakut:

Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit ??

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Po Adriatik Llallen kush e ndihmoi dhe e ndihmon te mos dale perpara Drejtesise, zonja Tabaku?! Je e re, nuk i di t gjitha…

  • Jeni të dështuar që në embrion . se kërkohen gjërat haptazi. ku qendron inteligjenca ose taktika ? Vetëm debil fare të ish e të vij vet në der të policis.

  • Kjo Tabaku (duhani) me duket se eshte e semure mendore; shikojeni mire nga syte se aty kuptohet çdo njeri normal apo anormal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *