Tabaku nxjerr letrat për inceneratorët: Koha që SPAK të veprojë

Amelda Amelda

Jorida Tabaku, kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët, ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës në vitin 2020, ku sipas saj i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë e inceneratorit Tiranë.

Sipas Tabakut rezultati i negociatës mes bashkive dhe inceneratorit është “një tender pa konkurrim me vlerë 10 milionë euro”.

“Përditë bëhet më e qartë përse socialistët bllokuan hetimin për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor. Ato duan të mbulojnë provat për grupin të strukturuar kriminal që ende sot e kësaj dite merr nga xhepat e shqiptarëve miliona euro. Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë dhe qeveria është ngritur në këmbë t’i “krijojë” punë, sidomos atij te Tiranës.

Të gjithë i mbajmë mend pamjet se si në mes të sezonit turistik plehrat digjeshin në çdo qytet për qellime kriminale. Pra,  për t’i detyruar bashkitë të paguanin tarifën e “inceneratorit”, pra qytetarë të paguanin me tarifë megjithëse më herë kanë paguar nga buxheti i shtetit me taksa!

Kështu ka ndodhur në Tiranë por edhe në Durrës. Shihni vendimin e Këshillit Bashkiak të  vitit 2020, ku i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë së inceneratorit Tiranë. Rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro.

Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar.

Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove.

Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve. Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale” shkruan Tabaku.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Fillimisht, moj Jorida, SPAK-u duhet te
    merret me NON GRADA ,”liderin tuaj
    historik “ dhe pastaj ka kohe boll te me-
    rret me insiretaret dhe me e lagu se lagu ! Peehkaqenet miliardere qe flene te qete ne Gjirin e Lalezit dhe komshijt
    qe ka prane binomi : Berisha-Metà , sic
    eshte zoti KRAJA . E si mund te ndesh-
    koje Ky fqinjin e vete, te cilet e cuan ne
    Majen e herakise se Drejtesise ! KRAJA
    eshte brumi dhe product Sali Vicidolit ,,
    Me sa duket ambasadorja e nderuar KIM nuk i di keto lidhje “underground” sepse dihet se mafia shqiptare me bashkryetaret Berisha- Meta I kane shtrire tentakulat e tyre ne te gjithe
    Shqiperine dhe me gjere dhe cirren
    me slloganin “Hajduti Klith Kapeni Haj-
    dutin” ! Me kete nuk dua te them se pala tjeter nuk eshte pa kusure, sa te
    duash…….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *