Tabaku: OSHEE 300 euro në ditë vjedhje për çdo shqiptar

Saimir Lleshi

Pasi dje bëri llogaritë se sa euro në ditë i janë shkaktuar dëme shtetit shqiptar, Partia Demokratike bëri sot një tjetër llogari.

Deputetja Jorida Tabaku tha se qeveria shqiptare i ka shkaktuar dëme shtetit 300 euro për çdo qytetar. Ajo tha se edhe pse qeveria ka riparë dy herë buxhetin për vitin e shkuar, sërish të ardhurat nuk janë realizuar.

Drejtoria e tatimeve dhe doganave, të cilat vitin e shkuar u dekoruan për tejkalimin e planit, kanë mbledhur 70 milion EURO më pak të ardhura ndonëse taksat për qytetarët u rritën. Dhe kjo thuhet qartë në raportin e KLSH!”, thekson deputetja e opozitës.

Për demokratët, aferat në OSHEE janë të thella, duke theksuar se vetëm vitin e shkuar abuzimet në këtë kompani kanë qenë 32 mln euro. “Në 2014, nga CEZ, OSHE, nga tenderat etj, çdo qytetar ka humbur 300 euro nga ky abuzim”, u shpreh ajo.

Tabaku përmendi edhe tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat janë fituar ndga kompania e ministrit Intech+.

Një tjetër gropë buxhetore, për demokratët është edhe kompania Albpetrol, e cila sipas zonjës Tabaku, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 153 milionë eurosh.

“Megjithëse qytetarët kanë paguar një taksë më të lartë qarkullimi që si rrjedhojë i detyroi të paguanin një çmim edhe më të lartë nafte se sa rajoni, qeveria jo vetëm që nuk mundi të mblidhte më shumë të ardhura por dëmi që kompania shtetërore Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit kap vlerën e 153 milion eurove. Duke zënë 80% të vjedhjes që i është bërë shtetit nga shoqëritë anonime në pronësi të tij”, deklaroi më tej. /Dita/

 

Share This Article
5 Comments
  • Si s’te vjen turpe ty dhe gjithe vathit tand PD.Per ngritje zanit qe mund te kesh dhe te drejt sepse te dy krahet politike jeni te qelbur.Hajdute ne gare kush ma shume.Por e kam fjalen kur biznesmeni i huaj denoncoi vajzen e Berishes per korrupsion qe i kerkonte 3 miljon euro per ti miratue hapjen e biznesit ne shqiperin e Berishes i cili kishte te drejt absolute per cdo gje mbi kete vatan edhe ta shiste e ta falte sic ia fali grekut.

  • OSHEE vjedh perdite me mbrojtjen e qeverise ,por kete zanat e ka trashegu qysh kur ishte KESH – CEZ e tani OSHEE.Por ky popull qorr nuk ngrihet qe ti bjere si ne vargjet e NOLIT.
    Ngrihuni e bjerruni
    Korrini e shtypini
    Katundare e Punetor
    Qe nga Shkodra e gjer ne Vlore.
    Por dita do vije nuk eshte larg do zoti!!!!!!!

  • Heren tjeter te me besh llogarin se sa karte igjenike kam konsumuar parlamenti shqipetar dhe sa deme i ka krijuar vendit Z Dorida Ri kujtou si sinjorina Dume pas 6 muaj i erdhi zeri perse Durresi nuk me do mua por do ate qe nuk dua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *