Tabaku: Rama plan për të grabitur pasuritë e vendit

redaktor

Jorida Tabaku nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia e PD-së, komentoi sërish konferencën e PS ‘Shqipëria e gjeneratës tjetër’, dita e dytë e së cilës po mbahet sot.

Duke u ndalur tek territori dhe projektet e reja të qeverisë së re, Tabaku u shpreh se shembullin më të mirë për territorin Rama e shpalosi në Tiranë.

“Vizionin e vërtetë për territorin Rama e shpalosi në Tiranë, të cilën e la 11 vjet pa plan dhe e betonizoi atë”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, Rama po synon të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij.

“Deputetja e PD-së, u shpreh se, “Për të mbrojtur standardet PD do qëndrojë në krah të gjithsecilit, përballë arbitraritetit që grabit pasuritë e vendit”.

Ajo i kujtoi më tej kryesocialistit të mbajë premtimet elektorale. “Qytetarët presin shëndetësi falas, ulej taksash 95%, heqjen e taskës së sheshtë etj”, tha Tabaku.

Share This Article
11 Comments
  • He moj tabak pse nuk thua qe te shikojme se cfar do te beje qeveria pastaj te flasim Te jesh shume e bindur se nuk do beje gabimet tuaja Ai beri Tiranen e kthyer ne nje vend kioskash dhe halesh te bere nga Sala Berisha ,Kelmendi dhe Brojka Shpresoj qe cdo gje do te jete me e mire se sa ka qene Edhe ju qe fituat ne ate bashki me gjyqet e Sashenkave nuk mund ta kuptoni sepse nuk dini se ka mundesi per gjera shume me te mira se te besh ndertime pa leje dhe te besh kioska E kthyet vendin ne kohen e 92 ku ndeton ai qe eshte me afer pushtetit. Duhet te mare fund kjo gje Nuk mund te beje strategjine dikush qe eshte dhender i Berishes apo ai qe drejton nje bashki se eshte emruar nga ai Ka njererez me te ditur ne ate vend .

  • Ti je per gjynah. Gjynah qe per moshen qe ke te flasesh me gjuhen e nje tribuje. shkaterruat çdo gje. Po nje vleresim pse ndodhi ai plebishit me 23 qershor, nuk e ke? Te te rrojne floket se sa per mend, ke ato te sales.

  • u shofshi fare e keqe ju i moret dhe lekuren shqiptareve ,e tani flisni per ta qe skane filluar ende ju duheni ndershkuar rende hajdute kusare tradhetare anti shqiptare mos u degjofte emri juaj drejtesija do vije

  • u shofshi fare e keqe ju i moret dhe lekuren shqiptareve ,e tani flisni per ta qe skane filluar ende ju duheni ndershkuar rende hajdute kusare tradhetare anti shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *