Tabela e plotë, sa rriten pensionet

Dita
Pensioniste duke mbajtur rradhen, per te terhequr shperblimin prej pese mije lekesh, te akorduar nga qeveria me rastin e festave te fundvitit.

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993, me masë pensioni në këtë periudhë nga 1 401 lekë deri në 2 474 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 085 lekë deri në 23 640 lekë në muaj;

 Ndërsa pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 175  lekë deri në 3 840  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088  lekë deri në 23 640  lekë në muaj.

 Vendimi përcakton që pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 492 (dy mijë e katërqind e nëntëdhjetë e dy) lekë deri në 4 400 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 087  lekë deri në 23 640  lekë në muaj.

 Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 741  lekë deri në 4 400  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 086  lekë deri në 23 640  lekë në muaj;

 Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 070  lekë deri në 5 420  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088  lekë deri në 23 640  lekë në muaj;

 Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, 5 420 lekë në muaj, shtohen me shumë fikse, duke arritur në masën 23 640  lekë në muaj.

 Pensionet për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas nenit 40, të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Mbi sigurimet shoqërore shtetërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilat, sipas nenit 88, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kalojnë në masën 70% të pagës që i është llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë, të caktuar në ligj, pavarësisht kohës kur kanë kaluar me 70% të pagës, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara deri në datën 30.9.1993, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar këtij pensioni me 70% të pagës.

 Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.1.1995 – 1.1.1997, përfshirë edhe rritjen në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni. / DITA

Për t’u njohur me tabelën e plotë për pensionet klikoni KETU

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *