Gjatë vitit të kaluar shteti ka krijuar detyrime në vlerën e 5.7 miliardë lekëve, ndonëse ekzekutivi është angazhuar të mos krijojë detyrime të reja.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje qeverisë sa i përket mosshlyerjes së detyrimeve – shkruan SCAN.
Nga kjo shumë, 2.9 miliardë lekë janë detyrime të reja të krijuara gjatë periudhës tetor—dhjetor të 2017-ës, ndërkohë që pjesa tjetër janë detyrime të pashlyera të periudhës janar-shtator 2017.
Ministria më jo korrekte në drejtim të pagesave është ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, me plot 3.2 miliardë lekë detyrime të akumuluara përgjatë vitit, ose 56% e totalit të borxhit të administratës qendrore.
Në vend të dytë ndjek Ministria e Brendshme, me një pjesë të konsiderueshme të tortës dhe plot 924 milionë lekë detyrime.
Vendin e tretë e zë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
b.m. / dita

