Tabela zyrtare e Qeverisë/ Përcaktohet vlera mesatare shitblerjeve të banesave

Dita

Kryeministri Edi Rama ka firmosur udhëzimin e ri për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin 2015. Këto çmime do të përdoren për çdo aplikim në zyrat shtetërore.

Edhe nëse do të kërkoni që të merrni një kredi, bankat do të vlerësojnë kolateralin tuaj bazuar mbi vlerën e këtyre çmimeve. Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë Republike, për vitin 2015, do të jetë 39 587 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.

Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2015, të jetë sipas tabelave nr. 1, nr. 2 e nr. 3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi. 3. Për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt, sipas tabelës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta. Ky udhëzim ka hyrë që dje në fuqi. Në koston mesatare nuk janë përfshirë vlerat e: 1. rrjetit inxhinierik; 2. projektit; 3. studimit gjeologjik dhe sizmik; 4. lejes së ndërtimit; 5. truallit; 6. shpenzime operacionale të EKB 4%.

1tab 2

tab 3
4

5

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *