Socialistët arritën të ruajnë të njëjtën sasi votash si katër vjet më parë, ndërsa Partia Demokratike shënoi rritje, por jo mjaftueshëm sa për të përmbysur mazhorancën qeverisëse. Të dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duket se dolën më të fuqishme nga këto zgjedhje në krahasim me partitë e tjera të vogla.
Surpriza e zgjedhjeve ishte Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila fitoi tre mandate deputetësh dhe shpalli se do të ndihmojë mazhorancën e Partisë Socialiste, pavarësisht presionit amerikan mbi Doshin, person i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti i Shtetit për “korrupsion madhor”.
Në zgjedhjet e së dielës votuan mbi 1.6 milionë shqiptarë ose 51 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017. Por duke marrë parasysh se lista e votuesve është shtuar me 137 mijë persona gjatë këtyre viteve, pjesëmarrja shënoi një kuotë të ulët në historinë e pluralizmit me 46.3%. Në vitin 2013, pjesmarrja ishte 52.7%, ndërsa në vitin 2017 shënoi 46.7%.
Votat e pavlefshme u rritën me 2.5 herë këto zgjedhje ose në 83 mijë, ndërsa partitë garuese morën së bashku 1.58 milionë vota, saktësisht të njëjtin numër si katër vjet më parë.
Partia Socialiste mori 768 mijë vota, ose 3 mijë më shumë se sa më 2017, ndërsa PD mori 622 mijë vota ose 166 mijë më shumë se sa në vitin 2017.
Humbësja më e madhe e zgjedhjeve ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila mori 107 mijë vota ose 118 mijë vota më pak se sa katër vjet më parë. Së bashku, PD dhe LSI morën në total 47 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë dhe 38 mijë vota më pak se sa socialistët.
Sa i përket ndarjes së mandateve, Partia Socialiste mori 74, po aq sa kishte katër vjet më parë. Partia Demokratike në opozitë do të ketë 59 deputetë, ndërsa LSI zbriti në kuotën e 4 deputetëve.
Partitë e tjera të vogla dolën gjithashtu të humbura –ato morën së bashku 45 mijë vota dhe nuk prodhuan mandate.
Pesë kandidatë të pavarur që garuan në pesë qarqe të ndryshme morën së bashku 4,200 vota. Boiken Abazi, i mbështetur nga Vetëvendosje, rezultoi më i suksesshmi prej tyre duke marrë 3 mijë vota, por për t’u zgjedhur deputet, atij do t’i duhej të merrte mbi 17 mijë vota.
Pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama u përpoq të zbusë klimën e tensionit duke deklaruar se dëshiron bashkëpunim me opozitën, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha e konsideroi garën një betejë të pabarabartë me një makineri krimi elektoral dhe shënjoi partinë e Tom Doshit si shembullin e këtij krimi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se partia e saj është rrëzuar, por shtoi se ajo do të luftojë për ringritjen e saj.
Si Basha, ashtu edhe Kryemadhi nuk përmendën në fjalimet e tyre mundësinë për dorëheqje pas humbjes. Edhe presidenti Ilir Meta, i cili kishte paralajmëruar largimin në rast se Rama do të fitonte 71 mandate mohoi përmes zëdhënësit të tij dorëheqjen.
Tabelat u përpunuan nga Reporter.al
i.b. / dita








Pra fitore jo aq bindese e partise socialiste qe fiton vetem fale manovrat preelektorale me ndryshim te ligjit votat epa vlevshme qe u rriten cuditerisht bukur shume , edhe perjashtimi nga votimit te 25000 te prekur nga Covidi plus emigrantet neper vendet qeu ndaluan me ardhe me votuar!!
Fitore alla Pirrhys!
Cudi e ketyre zgjedhjeve ishte Tom Doshi.
Pa parti,,pa patronazhista,,pa mbeshtetje politike majtas dhe djathtas,gjithe ate SHBA kundershtare,,Nje Tome mori deputete sa PARTI E PARE e Ilir Metes me gjithe ata te rinj,me kampingje,me Superstruktura,me Lefter Maliqin me zysh Noren,qe ra ne peshe per at Parti,..
Nuk ka asnje cudi ne kete mes.
Fenomeni Toma eshte teresisht nje skeme. Toma nuk merr ne Shkoder aq vota sa per te dale deputet. Gjithmone ja ka dhene PS. aq sa i duheshin.
Votat e PSD jane votat e PS. Eshte shume e thjeshte, me urdher te Edi Rames ne Shkoder dhe ne Tirane por edhe ne disa zona te tjera, nga pak ne cdo qender votimi, per te mos rene ne sy, socialistet votuan Tomen.
Me kete rast Socialistet moren tre mandate me shume per shkak te formules, Toma i tregoi Amerikes se sa shume e donte populli se ai eshte “djale i mire” dhe po i bien kot ne qafe, dhe gjeti edhe nje rrugedalje per te dale nga sherri.
Tomin per inat te kimit e kemi votuar edhe siç duket paska shume shqipe te cileve ukazet e ambasades ju kane ardhur ne maje te hundes! Tomi ne Shqiperi ne fakt po na dell si Kurti ne kosove i urryer nga ambasada amerikane qe pas cdo intervenimi te saj iu rritet mbeshtetja nga populli! Me nje dallim njeri eshte faqja e bardh e Shqiptarise tjetri faqja e zeze, e normal faqja e zeze gjindet ne Shqiperi!
Lili, Tomen e dime kush eshte, askush s”ka prite se ai do te behej kryeminister. Nje deputet si shume te tjere qe vetem te tille nuk jane per nivelin medioker qe kane. Mori nje parti nga Gjinushi qe vetem emri i kishte ngelur si e tille. E beri force te trete(se edhe ate elektorat kemi, mos u cudit!), i pati kunder te gjithe, edhe Kimete ambasadoren, mbas atij rezultati dha doreheqjen dhe u tregua me te vertete burre. Kete se kane bere ata qe kane humbur zgjedhjet, ai e beri. Ka zera qe thone se mund te kete blere vota! Nuk perjashtohet, dhe te gjitha partickat e bejne se ashtu funksionon atje. Ai eshte edhe mentaliteti i shtet-berjes, per se prapthi. Tani ta leme “faqen e zeze” qe ju e indetifikoni me Tomen, po e perseris….dha doreheqjen si fitues, perse se ben Meta,Basha,Mona apo pse se ka bere edhe Rama dikur?!
Faqe-bardh(ZIU) Al-bin do t’ju nxi te gjitheve fytyren shume shpejt, per kete mos te keni asnje dyshim! Do ti duhen edhe pak muaj qe ta tregoje vertete se kush eshte. Ai e ka bere kete por goje-hapurit akoma besojne fabulat qe u tregonte ne kohen kur nuk kishte pushtet. E shikoni atje lart qe ju tall dhe ju percmon, ju percan dhe ndiheni komode per vete faktin se edhe ju, si ai jeni….shume shpejt do ta kuptosh o Lili se faqe-zinjte nuk gjenden vetem ne shqiperi. Uroj te pakten qe Albin demagogu mos te perzihet me ne punet e te tjereve, te vazhdoje me politiken e katundit atje ku edhe e zgjodhen!
Faqje zeze nuk ishte per te si person po si perfasim i politikes shqiptare qe eshte per faqe te zeze ne krahasim me kosoven per papergjegjshmerine karshi votueseve . Prapeishte ketu nje vleresim per bile nje qe guxojme kundershtuar Kimin e ambasades, dmth bjeren e politikes sipas qefit e te huajve, e jointeresat e popullit tend! I uroj edhe ma shume vota bile tjeter here: bile ka njereze qe nuk gunjezohen me utdher te ambasades si te tjeret!
Nga artikulli: “Votat e pavlefshme u rritën me 2.5 herë këto zgjedhje ose në 83 mijë,”
Nje shkrim i para 1-2 ditesh bente fjale per 83 mije vota te pavlefshme ne vetem 12 qytete. Ky shkrim nuk gjindet me ne arkivin e gazetes tuaj!?!
Tani, nwse vetem ne 12 qytete ishin 83 mije vota te pavlefshme, (ne fakt ishin 82 mije, por kjo nuk prish ndonje pune te madhe), si ka mundesi te kene dale rrethet e tjera pa asnje vote te pavlefshme?!?
Shkodra serisht i tregon botes shqiptare se eshte qyteti i vetem i pluralizmit te vertete demokratik. Vetem ne Shkoder ka 4 parti te ndryshme qe kane fituar. Shkodra vazhdon te jete shkolla e vertete e pluralizmit demokratik. Sa do fitoje nga ky pluralizem ? Asgje – Varferi me te madhe, me shume papunesi, me pak zhvillim. Vetem kur politikanet shqiptare te kuptojne se çfare demi te madh i kane bere kryeqytetit te vertete te Ilirise atehere do fillojne te kuptojne se ç’eshte pluralizmi demokratik. Shkodra ka lumin e vetem te lundrueshem ne shqiperi pervec tre lumenjve te tjere, Shkodra kishte aeroport kur as Rinasi nuk eksistonte, Shkodra kishte dalje ne det ne portin e Shengjinit, Shkodra kishte doganen a pare shqiptare ne 1900, etj. etj… I vetmi qytet ne Shqiperi qe u urrue nga komunizmi, edhe sepse komunizmi shkodran ishte kristiano – evropian – Tuk Jakova, u la ne harrese keto 30 vjet duke mos ia afruar rrugen e kombit qe historikisht duhet te lidhte Shkodren – Gjakoven – Pejen – Ulqinin –