Vendimi i Këshillit të Ministrave për pagat dhe shtesat mbi pagë për diplomatët dhe punonjësit e shërbimit diplomatik është publikuar në Fletoren Zyrtare së bashku me tabelat përkatëse për secilën kategori. Referuar vendimit, shtesa mbi pagë varion nga 40% deri në 75 %.

Gjithashtu është publikuar vendimi që përcakton se sa do të jetë niveli i rritjes së pagave për drejtorët e shkollave dhe mësuesit. Referuar tabelave të detajuara, rritja për secilën kategori varion nga 5-20%.

Në Fletoren Zyrtare është i publikuar vendimi për rritjen e pagave të ushtarakëve. Së bashku me vendimin janë publikuar edhe tabelat me shtesat përkatëse.


Sakaq në Fletoren Zyrtare është i publikuar edhe vendimi i qeverisë për rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Vendimi detajon rritjen për secilën kategori

b.b/dita
