Taçi zyrtarisht nën akuzë, rrezikon 3 vite burg

redaktor

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur biznesmenin Rezart Taçi për akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve”.

Task-forca e Prokurorisë, pas hetimeve disa mujore, ka arritur të gjejë element të veprës penale të konsumuar nga Rezart Taçi në kohën që ishte administrator i shoqërisë “ARMO”.

Sipas prokuorisë, Taçi me cilësinë e administratorit të ARMO-s, menjeherë pas blerjes së aksioneve nga shteti shqiptar, nuk ka paguar detyrime tatimore për disa vite, duke i sjell shteti një dëm prej miliona eurosh, raporton ABC News.

Burimet thanë se Rezart Taçi nuk ka preferuar të paraqitet në prokurori për t’u njohur me provat dhe të marr dijeni për ngritjen akuzës, duke ia deleguar të gjitha këto veprime avokatit mbrojtës.

Prokurorët thonë se avokati pavarësisht njohjes me akuzën nuk e ka pranuar atë, duke pretenduar se klienti i tij nuk ka konsumuar ndonjë vepër penale.

Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar të gjitha praktikat e ndjekura nga Drejtoria e Tatimpaguesve të mëdhenjë, të cilët kanë përpiluar procesverbalet e gjobave për kompaninë “ARMO” për mos pagimin e detyrimeve.

Disa nga këto gjoba janë ankimuar në gjykatë, disa të tjera rezultojnë se janë pezulluar pa ndonjë argumentim, por që në total hetuesit thonë se Rezart Taçi nuk ka paguar detyrimet shtetërore për disa vite.

Me komunikimin e akuzës ndaj biznesmenit Taçi, prokuroria thotë se shumë shpejt do mbyllen hetimet dhe do të dërgohet dosja pranë Gjykatës së Tiranës, për t’iu përgjigjur akuzës së “mospagim të taksave dhe tatimeve” ku nëse deklarohet fajtor, rrezikon një dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Burimet thonë se hetimet do të veçohen për ish-zyrtarët të drejtorisë së tatimeve të kryeqytetit për shkak ekzistojnë dyshime se disa prej tyre janë përfshirë në afera korruptive duke favorizuar biznesmenin Rezart Taçi, i cili tashmë ia ka shitur kompanin ARMO disa biznesmenëve azerbajxhanas.

Rezart Taçi, disa herë është përfolur në media për afera të ndryshme korruptive, që për mënyrën e privatizimit të ARMO-s, administrimin e saj e deri në shitjen e aksioneve tek azerët.

Share This Article
1 Comment
  • po le vetem ket pergjigje se mir ne shqipri se korrepsjoni asht arma ma e fuqishme per qdo biznesmen edhe te mbeshtetur nga politika qorre e shqiptarvet keshtu dhe ma poshtersisht po na ndodh ne ambasadat se asht i vetmi institucjon qe na perfajson ne vendet e huja … ja qme ka ndodhur ne amasaden e degjenerume ne athin
    jetoj ne kret prej 25 vitesh 20 vjet po i baj me familje
    ka 2 vjet qe jam kthy vetem dhe po mundohem qe te baj nji biznes biznesi im asht gjith jeten saldator erdhi djali i madh i lindur ne greqi qe asht per 17 vjeq bani pasaporten e re ne shqipri per toponimet rreth 200 mi lek edhi keu dhe u desht qe te bante pasaporten e re prap edhei nga kreta bashkeshotja bani aplikimin dhe i ka pyetur se a ka mundesi te marri i jati pergjigjija ka qen po por do te ket nji qertifikat familjare dhe me daten 23 dhjetor vajta tek absada dhe prita ne rrall me thot nji plak qe ishte mbi 60 vjeqe nuk mun ta marrish sot po hajde neser ne mengjes dhe ma lujti me kok per ne lek un pa ba zhurm dola mura bashkeshorten ne tel si asht puna me tha me qertifikat e merr dhe pyeta nji femer rrethh 30 tave shum e kulturuar po ke qertifikat po i thash i vajti asaj plakes dhe i tha perse nuk ja jep pasaporten itha nuk ka qertifikaten e ka i tha i thash ku mun te ankohem u pergjigj nji djal i ri shum i kulturum edhe ai prit me tha me mori pasaporten time kuponin dhe me pyeti per emrin e bashkeshortes i tregova shko me tha ne rrall prap ja tha asaj plakes dekomentat dhe me tha prak kjo plaka nga vjen i thash nga shqiprija jo me tha po te kesh ardh nga kreta ta jap po te kesh ardh nga shqiprija jo edhe njerzit qe ishin jo ma pak se 30 veta u habiten aje ne rregull dhe me pa kultursin ma te madhe me jep tha djalin ne telefon se du ti flas ja dhash tel hiku nga zyra ku ishte dhe u fut ne nji koridor dhe ma dha pasaporten ..DHE MASI E MORA E PYETA JU LUTEM NJI PYTJE KISHA KUR JE NE RREGULL ME LIGJIN TASH QE MA DHA APO PERPARA SE NUK MA DHA PASAPORTEN DHE I THASH TURP PER SHTETIN SHQIPTAR SE ASHT NJI NJERI I PA KULTUR QE JU PERFAJSON DHE I THASH MOS HARRON SE DO TE NJOFTOJ TE GJITHA GAZETAT
    JU MENDONI DHE MUN TE JEPNI NJI PERGJIGJE SE SI MUN TE KEMI SHTET ME KRIMINELA E TE PA KULTURUM QE NE NJI INSTITCJO TE PAGUAR NGA TAKSAT E SHQIPTARVET MUN TE KERKUJ PARA EKSTRA OSE NE TALLET ME NJERZIT JU FALEMINDERIT PO E SHKUAJTET NE GAZET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *