I menjëhershëm edhe reagimi i Admir Tafilit nga qelia, ku vuan dënimin për disa krime në Burgun e Drenovës.
Në një deklaratë për “News24”, ai mohoi që të kishte urdhëruar vrasjet me pagesë tek Qefalia, Pine apo Gorezi. Por pranoi se disa prej tyre i ka njohur në burg, ku madje Qefalia e ka ndihmuar për arratisje më 23 nëntor 2013, duke hedhur bombë te Komisariati Korçë për të çorientuar policinë.
“Nuk kam urdhëruar asnjë vrasje. Nuk kam lidhje me ato që shkruhen e thuhen në media. Nuk janë të vërteta. Sepse siç e dini, nëse do të doja të vrisja dike, do kisha urdhëruar vrasjen e hasmit tim dhe jo të të tjerëve”, tha Tafili.
Ai e quajti këtë valë hetimesh si një shou për të dëmtuar atë personalisht apo për të hequr vëmendjen nga situata e krijuar.
