Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa ka inauguruar Komisaratin e rikonstruktuar dhe Zyrën e Shërbimeve në Lushnjë, ka komentuar akuzat që Partia Demokratike ka bërë ndaj tij, lidhur me avionët e drogës . Akuza të cilat, Ministri Tahiri i ka cilësuar si gënjeshtra, me të cilat PD përpiqet të hedhë baltë mbi Policinë e Shtetit duke e sulmuar vazhdimisht.
“Unë i dëgjova akuzat dhe është radha e shumët kur mundësia për të folur në publik shërben si një mekanizëm për të gënjyer publikun. Sqarimi përkatës u bë dhe institucionet shtetërore e bënë shumë të qartë të vërtetën institucionale dhe të vërtetën e vetme, lidhur me të ashtuquajturën fluturim avionësh apo ulje avionësh droge. Por ju të vërtetën e shikoni mjaft qartë. Ne punojmë ata gënjejn. Ne mundohemi t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve, ata hedhin baltë mbi Policinë e Shtetit. Policia korr rezultate të cilat konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur, ata hedhin akoma më shumë akuza ndaj Policisë së Shtetit. Ne mundohemi të bëjmë gjithçka është e mundur që qytetarët bashkë me Policinë të garantojnë një shoqëri më të sigurtë dhe më të drejtë, ata sulmojnë vazhdimisht policinë. Është kjo arsyeja pse pas çdo rezultati të Policisë të Shtetit ka një akuzë nga SHQUP-i. Kjo ne nuk na dekurajon, kjo vetëm na jep mundësinë për të konfirmuar që jemi në rrugën e duhur nga njëra anë dhe nga ana tjetër, besoj unë, i qartëson qytetarët se në cilën derexhe ishim deri në 2013, cila është rruga që po ndjekin nga 2013 e këtej, cilat janë arritjet tona, të cilat pavarësisht se nuk janë të mjaftueshme edhe për ne, janë nxitëse për rrugën që kemi nisur dhe drejtimin që kemi marrë”- tha MinistriTahiri

Po mire deri tek Lazarati e kishte fain PD-ja por edhe me zhdukjen e droges ne Lazarat sasia e saj nuk eshte ulur por po shtohet perdite.Nga lajmet lexojme perdite qe kapen persona me kanabis biles tek ne kapen vetem ata me sasi te vogel sepse sasite e medha jane te padukshme dhe ata i kapin shtetet e huaja.nje pyetje kisha,edhe per kete fain e ka akoma PD-ja ?