Ministria e Brendshme është duke pregatitur një draft që riklasifikon armëmbajtjen pa leje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi disa nene të Kodit Penal për këtë vepër penale.
Iniciativa u bë publike nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Ajo që ne do bëjmë me urgjencë është propozimi për kolegun tim, ministrin e Drejtësisë dhe për Kuvendin, propozimi i amendamenteve për të dënuar maksimalisht “armëmbajtjen pa leje”. Do të fokusohemi që të mbledhim praktikat më të mira botërore, duke bërë çmos që “armëmbajtja pa leje” të jetë një vepër shumë e dënueshme.
Një ndër to parashikon ndarjen e armëmbajtjes nga armëmbajtje në trup në armëmbajtje në mjedise, qoftë kjo makinë, qoftë kjo shtëpi. Po shikojmë disa modele që janë mjaft pozitive. Unë kam nxitur edhe ekspertë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të vlerësojmë të gjitha variantet.
Një variant është që armëmbajtja pa leje në trup mos të konsiderohet si armëmbajtje pa leje, por përgatitje për sulm me armë që dënohet shumë më shumë. Ndërkohë armëmbajtja pa leje në makinë apo në shtëpi të konsiderohet nga pikëpamja e Kodit Penal vetëm si armëmbajtje pa leje dhe të dënohet po shumë, por jo aq sa armëmbajtja pa leje në trup, që sipas nesh duhet të konsiderohet si përgatitje për sulm me armë”, sqaroi ministri Tahiri.
Ministri ka dërguar 2 ditë më parë një letër në adresër të Presidentit të Republikës, Ministrit të Drejtësisë dhe KLD-së, për një vendim gjykate.
“Kam bërë një shkresë drejtuar Presidentit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrit të Drejtësisë. Sepse unë nuk e quaj të arsyeshme që një gjyqtar të lirojë në sallën e gjyqit një person që kapet me një armë pa leje në trup. E quaj tërësisht të paarsyeshme, madje (mendimi im personal është që kjo është) kriminale!
Cilido qoftë arsyetimi që ka bërë gjyqtari, unë besoj shumë fort që është tërësisht e palogjikshme, kundërproduktive, dhe mbi të gjitha kërcënon dyfish shoqërinë”, theksoi Tahiri.
Deklaratat u bënë gjatë inspektimit të ambjenteve të repartit të FNSH, në të cilin po investohen 6 milion euro.
“Jemi fokusuar që ta bëjmë policinë t’i shërbejmë qytetarëve, jemi fokusuar që ta bëjmë policinë shumë më moderne nga pikëpamja e infrastrukturës dhe teknologjike, ashtu siç jemi të fokusuar që policisë t’i rrisim kapacitetin parandalues të zgjidhjes së konflikteve dhe sigurisht reagues dhe që kanë të bëjnë me ata që kryejnë ngjarje kriminale”, u shpreh Tahiri.

Ore perse Tahorri nuk paraqitet ne Prokurori per te deshmuar ne lidhje me bomben tek farmacia e te atit. U be e disata here qe thirret nga Prokuroria dhe ai hic. Edhe pse mediat i kane kerkuar nje prononcim ai ka vazhduar te heshte.
NUK ARRIJ TA KUPTOJ KETE ARMEN NE MAKINE DHE NE TRUP,, PERSONI MUND TA KETE ARMEN NE TRUP DHE GJATE KONTROLLIT E VENDOS NE MAKINE,,,,, LE SHUME PER TE DESHIRUAR ,, KUR DIME QE SHUME VRASJE JAN BERE NGA BRENDA AUTOMJETEVE,,,,,PRA ARMA NE TRUP FLITET PER ARME TE MISURES TE VOGEL, PO KALLASHNIKOVI QE ESHTE NE MJET DHE PERSONAT PO PREGATITEN APO SHKOJN PER TE KRYER NJE VRASJE KU HYN KY NENI? GJITHMON NENE QE VRASESIT DHE AVOKATET TE MUND TE MANOVROJNE,,,,NE QOFTE SE KERKONI ME TE VERTETE TE LUFTONI KRIMIN , VINI LIGJE DHE NENE FIKSE, KAQ BURG PER ARMEMBAJTJE PA LEJE NE SHTEPI, DHE KAQ PER ARMEMBAJTJE PA LEJE NE MJET DHE TRUP,, DHE PROCES DIREKT PA SEANCA, JO NGA 2 DERI NE 10 VJET BURG,,, KESHTU I LINI RRUGE KORRUPSIONIT GJYQESOR DHE KRIMI NUK LUFTOHET KURRE,,, MOS I KOMPLIKONI GJERAT ME SHUME SE JANE,,,