Tahiri: Dhënia e veriut, krijon Serbinë e Madhe. Shkëmbimi i territoreve sjell luftë

DITA Online

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha në një lidhje për “360 Gradë”, se dhënia e veriut të Mitrovicës, krijon Serbinë e madhe.

Kur Serbia e sheh tani që jemi forcuar, synon të krijojë Serbinë e madhe duke copëtuar tokat e Kosovës dhe të Bosnjës dhe ky plan i rrezikshëm është i stimuluar nga Rusia, e cila ka nostalgji për humbjet në Luftën e Ftohtë dhe humbjen e ndikimit në këtë pjesë të Evropës.

Ne shqiptarët nuk jemi në pozitë që të bëjmë Serbinë e madhe duke dhënë veriun, pjesën më të pasur të Kosovës dhe duke shkëmbyer tokat shqiptare, sepse nëse do ta bënim atë gabim historik do të bëhej Serbia e madhe dhe do të kthehej në hegjemoni në Ballkan.

Prekja e kufijve të Kosovës krijon luftën jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë por do të kemi përhapje të luftës në Ballkan“, tha Edita Tahiri.

v.l/Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *