Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tahiri: Do fitojmë zgjedhjet, do çojmë para ligjit vjedhësit e vrasësit në pushtet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Tahiri: Do fitojmë zgjedhjet, do çojmë para ligjit vjedhësit e vrasësit në pushtet
AktualitetLajm i fundit cicerrLajmi i funditPolitike

Tahiri: Do fitojmë zgjedhjet, do çojmë para ligjit vjedhësit e vrasësit në pushtet

anazapta
Published December 16, 2012
Share
SHARE

Sot po mbahet Asambleja e Partisë Socialiste të Tiranës. Socialistët janë përqendruar në problemet më të mprehta me të cilat përballen qytetarët çdo ditë, strategjia e PS-së për zgjedhjet e ardhshme  dhe programi i qeverisjes pas 23 qershorit. Deputeti Saimir Tahiri tha gjatë fjalës së tij se PS-ja do të fitojë në qershor në emër të qytetarëve dhe domosdoshmërisë për të çuar para drejtësisë ata që kanë vjedhur e vrarë dhe nuk e kanë parë kurrë forcën e ligjit.

“Tirana është më pak e sigurt, korrupsioni po zë rrënjë. Kryeministri dhe oborrtarët po pasurohen çdo ditë në kurriz të popullit. Në Tiranë kemi shembullin e një kryetari që i ra goja nga të qeshurat e premtimet, por ka një vit që nuk ka mbushur asnjë premtim për qytetarët. Listat më të gjata janë listat e borxheve të qytetarëve të Tiranës për të marrë ushqime. Ne do të fitojmë në emër të qytetarëve të Tiranës, për të çuar para ligjit ata që kanë vjedhur e vrarë dhe as nuk e kanë parë forcën e ligjit. Ne nuk do të harxhojmë një minuta për t’i çuar para përgjegjësit e Gërdecit, 21 janarit dhe vjedhësit e pasurive të popullit shqiptar. Ata do të paguajnë 1 mijë kusuret që i kanë këtij populli”, tha Tahiri.

Më tej, ai paralajmëroi se opozita nuk do të lejojë cenimin e votës së popullit në zgjedhjet e ardhshme.  “Ne do të fitojmë për veteranët, ish-ushtarakët, për burrat, gratë dhe fëmijët që jetonë me ndershmëri çdo ditë. Ne kemi detyrimin ta bëjmë këtë vend të jetueshëm për të gjithë. Në 23 qershor, ne do të fitojmë bashkë me gjithë shqiptarët. Cilido që i ka shkuar në mend se në 23 qershor do të vërë dorë te vota e qytetarëve, ta heqë nga mendja sepse do të marrin një ndëshkim që nuk do ta harrojnë për gjithë jetën. Do mallkoni veten në qoftë se do guxoni të prekni qoftë edhe një votë”, tha Tahiri.

anazapta December 16, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • sindikalisti says:
    December 17, 2012 at 7:53 am

    Z.Tahiri eshte e vertete qe ps i takon pushteti biles qe ne 2009 dhe do te vini ne pushtet , dhe qellimi nuk eshte ky ,por ka nje gje shume te rendesishme qe te gjithe ata qe kane vene dore ne pasurine e qytetareve duhet te vihen para ligjit dhe kjo behet me nje menyre te thjeshte qe: socialistet nese nuk çojne para ligjit ata sharlatane qe thashe me lart duhet te mos presin zgjedhjet e rradhes por te dorhiqet qeveria kjo te behet me vendim te forumeve tuaja me te larta soi AP. ne te kundertkorrupsioni do te vazhdoje si keta te PD.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?