Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri së bashku me ambasadorin gjerman në vendin tonë Helmut Hofman, kanë inspektuar sot pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Tahiri është njohur me procedurat e kalimit në kufi, ndërsa Hofman ka theksuar edhe një herë tjetër se asnjë shqiptar nuk do të përfitojë azil ekonomik në Gjermani.
“Të gjithë qytetarët që kanë ikur, do të rikthehen, – tha Hofman. – Do përshpejtojmë procedurat për verifikim sa më të shpejtë. Inkurajoj shqiptarët të mos lënë vendin e tyre. Do të kthehen të gjithë në Shqipëri e do të humbasin gjithçka nga ato që kanë sakrifikuar për t’u larguar nga vendi”.
Ndërsa ministri Tahiri u shpreh: “Këto kthime duhet t’i frenojnë shqiptarë të largohen. I bëj thirrje agjencive të udhëtimit të mos abuzojnë me qytetarët. Kemi shtrënguar masat në pikat e kalimit dhe kemi arritur marrëveshje me qeverinë gjermane që të shkurtojmë procedurat”.

Tahiri dhe Hofmani ……i RANE ME DORE…….TAVOLINES,DHE E DERDHEN TE GJITHE……..KANEN ME UJE!!!