Tahiri feston 3 vjetorin si ministër

Elton Tafaruci

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ‘feston’ sot 3 vjet në detyrë. Në një rezyme të punës së bërë këto 3 vite, Tahiri thotë se ka forcë e shpresë për të bërë ende çfarë nuk është bërë. Ministri i Brendshëm falënderon bashkëpunëtorët por ka edhe një falënderim për opozitën.

“Miq! Për mua dhe kolegët e mi, sot bëhen 3 vjet në detyrë. Vështirë të kthesh kokën pas, por jam i bindur se mbi gjithçka kemi arritur, ka plot forcë e shpresë për të bërë gjithçka mbetet ende për t’u bërë.

Faleminderit! Të gjithë atyre që besojnë e punojnë bashkë me ne për një Shqipëri më të mirë, më të denjë e më të drejte. Të gjithë kolegëve në qeveri e maxhorancë. Faleminderit ekipit të MB e çdo punonjësi të Policisë së Shtetit. Të gjithë miqve në FB. Dhe sigurisht, faleminderit edhe opozitës. Më kujton gjithmonë si nuk duhet të jem”, shkruan Tahiri në facebook.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *