Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se gjykatat në vend lirojnë kriminelët. Ndaj, thekson ai, është e domosdoshme reforma në drejtësi dhe se ajo duhet të mbyllet sa më shpejt.
“Jeni dëshmitarë të ngjarjeve të përsëritura, me njerëz që kanë rekorde kriminale të përsëritura, që në vlerësimin tonë duhet të ishin duke vuajtur dënimin siç ndodh në çdo vend të botës. Një njeri që kryen një ngjarje kriminale nuk mund të gjendet i lirë pas dy vitesh, e të përsërisë të njëjtat ngjarje kriminale! Kjo që ndodh është dëshmia më e fortë si reforma në drejtësi duhet të adresojë pikërisht këto çështje”, deklaroi ministri.
Tahiri ishte sot në Vlorë ku ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së këtij qarku. Ministri i Brendshëm foli edhe për dënimin për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilin tha se duhet të jetë më i rëndë.
“Po presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për armëmbajtjen pa leje. Unë rezervohem të jap gjykimin tim kur të shoh vendimin e zbardhur, sepse në pikëpamjet time paraprake është një vendim mjaft i rrezikshëm.
Gjithsesi, duke respektuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin që pritet të zbardhet, do marrim masa që edhe armëmbajtjen pa leje ta rikthejmë si vepër të rëndë penale. Për këtë kam biseduar edhe me kolegun Manjani edhe me kolegët në parlament, sepse është një çështje vendimtare në luftën kundër kriminalitetit”, shtoi ai. /Dita/

30 vjet burg kush kapet me arme pa leje, shikoni si do bien vrasjet dhe nqs do kete do vriten ata te bandave rivale e mire tu behet, sa me shume te vriten kriminele e bestarde.