Tahiri: Habilajt, dy trafikantë në nivele ordinere

Leda Hysa

Sipas përgjimeve lidhur me Habilajt, ku ish ministri fitonte 5 milion euro dhe se Habilajt kishin blerë byzylykë për bashkëshorten dhe nënën e Tahirit, ai i cilëson si qesharake.

“Sikur gjithë Shqipërinë të kisha mbjellë 5 milion euro, s’do i kisha bërë kurrë.”, thotë Tahiri

Në përgjime në datën 10 dhjetor të 2013-ës, dy muaj pasi kisha marrë detyrën deklarojnë që fitoja 5 milion euro, pra këta njerëz deklaronin që unë kisha fituar 5 milion euro, unë kisha vetëm 2 muaj ministër dhe bëja tregti droge kjo mua më duket qesharake dhe për logjikën mesatare të të gjithë shqiptarëve.”, shprehet ai.

“As dhurata. Kurrë.  Unë po them dy trafikantë në nivele ordinere që i thonë njëri-tjetrit për ministrin e brendshëm që unë fiotja 5 milion euro dy muaj pasi kisha marrë detyrën, është aq banale, aq e pavërtë sa s’ka nevojë për koment më tutje”, ka deklaruar Tahiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *