Tahiri i dërgon letër Nishanit: KLD të rishikojë 65 vendime gjykatash

anazapta

Një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, të cilat në vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, i është dërguar Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në një letër drejtuar sot Presidentit Nishani vlerëson se “vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi”.

Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëvizje KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, këto vendime të gjykatave janë “më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”.

 

letra Nishanit scan - Copy

Kapet me armë, gjyqtari e liron në sallë

Policia e Shtetit, në datë 19.03.2014, ka arrestuar në flagrancë Kujtim Proshka, pasi ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e policisë, si dhe është kapur me një sasi armësh zjarri dhe armë gjahu pa leje. Në Prokurori janë referuar këto prova materiale, 4 armë zjarri automatik, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, dy armë gjahu. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me Prokuror të çështjes Shyqyri Duro, ka kërkuar masën e sigurimit “arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me gjyqtar të çështjes Osman Aliu, me vendimin nr. 12-2014-356 të datës 23.03.2014, ka vendosur “arrest i paligjshëm dhe lirim i menjëhershëm”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Më datë 27.11.2013, u bë arrestimi në flagrancë i Nazmi Brukaj, për veprën penale armëmbajtje pa leje. Prokurori i çështjes kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”, ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik dhe dy krehra, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Më datë 30.11.2013, u arrestua në flagrancë Isamil Daci, për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”. Prokurori i çështjes kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”, ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik dhe dy krehra, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Arrestimi në flagrancë i Remzi Skarra, për veprën penale të “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Prokurori i çështjes kërkoi masë sigurie “arrest në burg”, ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “detyrim paraqitje”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest shtëpie

Më datë 08.11.2013 u bë arrestimi në flagrancë i Kastriot Lleshaj, për armëmbajtje pa leje. Gjyqtari Dedë Miri, në Gjykatën e Faktit, ka vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest shtëpie

Më datë 07.01.2014, është arrestuar në flagrancë Besnik Toçi, për armëmbajtje pa leje. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit arrest në burg. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e këtij shtetasi dhe ka caktuar si masë sigurie “arrest ne shtëpi”.

 

Armëmbajtje pa leje, prokuroria e gjyqtari, arrest shtëpie

Më datë 09.02.2014, është arrestuar në flagrancë Shukri Skënderi, për armëmbajtje pa leje me automatik me një krehër dhe 34 fishekë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e këtij shtetasi dhe ka caktuar si masë sigurie “arrest në shtëpi”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest shtëpie

Më datë 18.11.2013, rreth orës 16.40, u bë arrestimi në flagrancë i Erisjon Jahja, për armëmbajtje pa leje. Gjykata e Faktit, me gjyqtar Besnik Qirën, ka vendosur  masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Me vendimin e shkurtuar për të arrestuarin në flagrancë Naim Guni për veprën penale mbajtje pa leje të armëve luftarake. Prokurorja e çështjes Anisa Qilimi ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Krujë, me gjyqtare Ëngjëllushe Tahiri, ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” duke bërë lirimin e menjëhershëm të tij.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Në një rast ku është arrestuar në flagrancë Nazam Troci për veprën penale mbajtje pa leje të armëve luftarake, prokurorja e çështjes Sonila Muhametaj ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Krujë me gjyqtare Alma Kolgjoka (Hoxha), ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Në një rast ku është arrestuar në flagrancë Përparim Caca për veprën penale te mbajtjes pa leje të municionit luftarak, prokurorja e çështjes Sonila Muhametaj ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Krujë, me gjyqtare Alma Kolgjoka (Hoxha) ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Në një rast ku është arrestuar në flagrancë Tahir Kullaj për veprën penale të mbajtjes se armëve si dhe municionit luftarak pa leje, prokurori i çështjes Sulejman Tola ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Krujë me gjyqtare Alma Kolgjoka (Hoxha), ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest shtëpie

Më datë 30.12.2013 është arrestuar Gjon Paloka, për armëmbajtje pa leje. Gjykata e Faktit, me gjyqtar Llesh Jakun, ka vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos arrest shtëpie

Më datë 16.01.2014 është arrestuar Gjergj Brunga për armë mbajtje pa leje. Gjykata e Faktit, me gjyqtar Ilir Përdedën ka vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Kapet me armë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Policia e Shtetit, në datë 25/03/2014, ka arrestuar në flagrancë Sali Hoxha. Në orën 01:00, në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, në mjetin tip “Seat”, iu gjet e bllokuar si provë arma e zjarrit pistoletë, me një krehër me 17 fishekë pa leje. Nga kontrolli i banesës iu gjetën një armë automatik “Kallashnikov” pa qytë, një krehër me 23 fishekë, një krehër me 20 fishekë, një mbajtëse fishekësh dhe 8 fishekë manovër, një kuti syzesh me mbishkrimin “Police”, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishekë manovër, një dorezë metalike (përforcues grushti). Prokuroria e Tiranës, me prokuror të çështjes Etien Kapo ka kërkuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje”. Gjykata e Rrethit Tiranë, me gjyqtar të çështjes Ilir Çeliku ka vendosur “detyrim paraqitje”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë Hakim Manaj, pas një telefonate të bërë në sallën operative nga Malo Bejaj, banues në fshatin Karbunarë, se i ka shkuar në dyqanin e tij dhe e ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë dhe më pas ky i ka marrë pistoletën dhe Manaj është larguar duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai akuzohet për veprën penale “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Prokuroria Vlorë, me prokuror të çështjes Aurel Zarka ka kërkuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje”. Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitjeje”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Policia e Shtetit në datë 13/03/2014 ka arrestuar në flagrancë Agron Kasmi, për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”, pasi në vendin e quajtur fshati Bratilë, komuna Kodovajt, pranë kasolles, u gjetën dhe sekuestruan 24 kaseta metalike me fishekë  luftarakë, gjithsej 16200 fishekë. Prokuroria e Elbasanit, me prokuror të çështjes Elveta Stafa ka kërkuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Gjykata e Rrethit, me gjyqtar Sulejman Kurti, më 16.03.2014 ka vendosur “detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”.

 

Armëmbajtje pa leje, prokurori e gjyqtari, detyrim paraqitje 

Në datën 09.03.2014 është arrestuar Markeljan Jonuzi në flagrancë, për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”, “shkatërrimi i pronës”, “prishja e qetësisë publike”, pasi më datë 09.03.2014, në gjendje të dehur ka hyrë në ambientet e një lokali Bar-Kafe, duke pasur një armë automatik, është konfliktuar me klientët dhe më pas ka thyer xhamat. Arma e zjarrit nuk është bërë e mundur të gjendet, por i dyshuari pranoi krimin. Prokuroria e Korçës, me prokuror Edmond Shytko, ka kërkuar “vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktim masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur”. Gjykata me gjyqtar të çështjes Seladin Pysqyli, më 12.03.2014 ka vendosur “detyrim paraqitje”.

 

Kapet me armë, gjyqtari e lë me detyrim paraqitje

Policia, në datën 08/03/2014, në orën 20:00, ka arrestuar në flagrancë Ylli Hasani, që është kapur në kodrat e fshatit Psar i Zi, rrethi Kolonjë, me një armë zjarri automatik pa fishekë. Prokuroria e Rrethit me prokuror Edmond Shytko, ka kërkuar masën e sigurimit “arrest me burg me afat 20 ditë”, Gjykata me gjyqtar të çështjes Seladin Pystyli, më 10/03/2014, ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg me afat 20 ditë” e më pas detyrim paraqitje.

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Arrestohet në flagrancë Bledjan Gresa, Alban Beqiri dhe Renato Gjere, për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një armë zjarri pistoletë, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “detyrim paraqitje”.

 

Armëmbajtje pa leje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

U arrestua në flagrancë Bjor Sinanaj, për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”, ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një armë zjarri pistoletë, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Kavajës, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “detyrim paraqitje”.

 

I dënuar me 32 vite burg, gjykata vendos arrest në shtëpi

Arben Gropa, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar me 32 vjet burg për “trafik narkotikësh”, është kapur nga ana policia në muajin Janar 2014, me qëllim ekstradimin e tij në Itali, në datë 24.02.2014. Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë së Gjykatës së Rrethit Fier, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”. Duke parë veprën penale për të cilën ky shtetas akuzohet si dhe masën e dënimit të dhënë nga drejtësia Italiane, krijohen dyshime mbi bazueshmërinë në ligj të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë.

 

Plagosje me armë, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Policia në datë 02.03.2014, ora 23:00, ka arrestuar Eqerem Braçi, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe armëmbajtje pa leje. Në datë 02.03.2014, rreth orës 14:00, ka plagosur në Levan të Fierit me armë zjarri Besnik Aliaj e Klodjan Aliaj. Prokuroria e Rrethit Fier ka kërkuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë, me vendim nr. 250 datë 06.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi, ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vrasje nga pakujdesia, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Policia e Shtetit ka ndaluar në datë 04.03.2013 Hekuran Meçanaj, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, pasi dyshohet se ka vrarë Muherrem Lulaj me banim në Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit ka kërkuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë, më 08.03.2014, me vendim të gjyqtarit Engert Pëllumbi, ka vendosur masën e sigurisë, “detyrim i paraqitjes”.

Godet policin, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Në datë 18.03.2014 është arrestuar Fatjon Nazeraj, banues në fshatin Dukas Mallakastër, pasi në qytetin e Ballshit ka konsumuar veprën penale “kundërshtim i punonjësit te policisë së rendit publik”. Prokuroria Fier, me prokuror të çështjes Hysen Ajasllari, ka kërkuar masën “arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë, me gjyqtar të çështjes Pirro Sota, më 21.03.2014, ka vendosur “detyrim për paraqitje”.

 

Goditje për shkak detyre, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 19.03.2014, me urdhër të prokurorit Genci Mane, u ndalua Besnik Kapllanaj, president i skuadrës së Bylisit, banues në fshatin Ngraçie, Mallakastër, pasi më 15.03.2014, ka kryer veprën “goditje për shkak të detyrës”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me prokuror të çështjes Manen, ka kërkuar “arrest në burg”. Gjykata me gjyqtar Pirro Sota, më datë 20.03.2014, ka vendosur masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

 

Arrest për përndjekje, gjyqtari vendos arrest shtëpie

Më datë 22/03/2014 është arrestuar Saimir Kulari, për veprën penale “përndjekja”. Prokuroria e Rrethit Fier, me prokuror Aida Cakaj, ka kërkuar masën e sigurimit “arrest  në burg”. Gjykata e Rrethit, me gjyqtar të çështjes Piro Sota, më 22/03/2014, ka vendosur “arrest në shtëpi”.

 

Djeg pronën, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më datë 18/03/2014 është ndaluar Leo Muharremaj, Erlind Xhemali, dhe Besmir Hameti, për veprën penale “shkatërrim prone me zjarr”. Dyshohet se kanë djegur automjetin e markës “Benz Mercedes ML”, me targa italiane CY490CE, pronë e Adriatik Paraj, dhe posedues Altin Sulo. Prokuroria Vlorë, me prokuror Saimir Smaka, ka kërkuar “arrest në burg” për të tre të ndaluarit. Gjykata, me gjyqtar Albert Spiro, më 26.03.2014, ka vendosur “detyrim për paraqitje” për Besmir Hameti dhe “arrest në burg” për dy të tjerët.

 

Goditje për shkak detyre, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 14/03/2014 është arrestuar Kujtim Cakrani, pasi në lagjen ”29 Nëntori ” në Vlorë, pranë vendit të quajtur “FI-BANK” ka goditur me grushte për shkak të detyrës Pëllumb Cacaj, me detyrë Kryetar i Këshillit të Etikës pranë Universitetit “Ismail Qemali”. Prokuroria e Rrethit, me prokuror Skënder Dautaj ka kërkuar “arrest në shtëpi”. Gjykata, me gjyqtar Mirela Mishgjoni, ka vendosur “detyrim për paraqitje”.

 

 

Mashtrim me përfitim, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 11/03/2014 është bërë ndalimi me iniciativë për Dhimitër Peqini, pasi duke përfituar nga puna si agjent të Kompanisë Intersig, me qendër pranë DRTSH Elbasan, ju premtonte dhe propozonte qytetarëve për të nxjerrë kolaudimet e mjeteve në pronësi të tyre në kundërshtim me ligjin, kundrejt shpërblimit në lekë e cila shkonte deri në 5000 lekë, për të nxjerrë certifikatën. Prokuroria me prokuror Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën “arrest në burg”. Gjykata, me gjyqtar të çështjes Sulejman Kurti, ka vendosur “detyrim paraqitje”.

 

Shpërdorim detyre, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Më datë 17.01.2014, u bë operacioni “Ujësjellësi 2”, ku u arrit dokumentimi ligjor i veprimtarisë në formën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës”, nga nëpunësit e Shoqërisë së Ujësjellësit ELBER-shpk Elbasan. Prokuroria e Rrethit kërkoi masën e sigurimit arrest me burg. Gjykata e Shkallës së Parë caktoi masë sigurie “arrest në shtëpi”.

 

Vjedhje në bashkëpunim, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Më datë 07/03/2014 është ndaluar Sokol Bezati, student në Universitetin Bujqësor Kamëz. Ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim” me disa persona të arrestuar, pasi ka shkuar për të vjedhur naftë tek antena e Kompanisë Plus. Prokuroria Elbasan, me prokuror Petref Asllani, ka kërkuar “arrest në burg”. Gjykata, me gjyqtar Ramazan Avdiu, më 07.03.2014, ka vendosur  masën e “arrest në shtëpi”.

 

Vjedhje në bashkëpunim, gjyqtari vendos arrest shtëpie

Policia, në datë 28.03.2014, ka arrestuar Mustafa Abazaj, për veprën penale vjedhje e kryer ne bashkëpunim. Prokuroria Fier, me prokuror të çështjes Andi Pogaçe, ka kërkuar masën e sigurimit “arrest me burg“. Gjykata, me gjyqtar Arta Duka, në datë 28.03.2014, ka vendosur “arrest në shtëpi”.

 

Vjedhje në bashkëpunim, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 31.03.2014 është ndaluar Taulant Manaj, në lagjen “Kastriot” Fier, që akuzohet se ka vjedhur në bashkëpunim me Petro Joanu, dy pasqyrat anësore të makinës tip “Tuareg”, me targa AA414HL dhe i ka shitur te Iljaz Hoxha për pjesë makinash, përgjatë aksit rrugor Fier-Patos. Prokurori Andi Pogaçe ka kërkuar “detyrim për paraqitje”, gjyqtarja Adelina Zarka, më 03.04.2014, ka vendosur po “detyrim për paraqitje”.

 

Vjedhje në bashkëpunim, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 20.03.2014 është arrestuar Ledi Veshi, Dorian Veshi, Dorjan Limushaj dhe Qemal Malaj. Në fshatin Zvërnec, komuna Qendër, janë kapur duke prerë dhe vjedhur përcjellësit elektrik, që u gjetën si provë me materiale të tjera. Prokurori Dritan Marku ka kërkuar “arrest në burg”, gjyqtari Albert Spiro, më 23.03.2014 ka vendosur “arrest në burg” për Ledi Veshi, Qemal Malaj, Dorjan Limushaj dhe  “detyrim paraqitje” për Dorian Veshi.

 

Kapet duke vjedhur, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 08/03/2014 është arrestuar Blerim Bellova, pasi në vendin e quajtur fshati Pajovë në Peqin, është kapur duke vjedhur dhe shkatërruar tre kupola betoni të ish-repartit ushtarak. Prokurori Milan Laskaj ka kërkuar “arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Elbasan, me gjyqtar Sulejman Kurti, vendosi “detyrim paraqitje”.

 

Kapet duke vjedhur – gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 26/03/2014 është arrestuar Medion Myzeqri, pasi në vendin lagjja “Teqe” në Peqin, është kapur duke vjedhur banesën e Leje Myzeqari. Prokurorja Rajmonda Berisha ka kërkuar masën “arrest me burg”. Gjykata Elbasan, me gjyqtar Bujar Musta, vendosi “detyrim paraqitje”.

 

Vjedhje me shpërdorim, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 17/03/2014 u bë ndalimi i Kujtim Kacabonaj, pasi gjatë kontrollit të auditit në zyrën Postare Bradashesh ku shërben, gjatë verifikimit të dokumenteve për arkëtimet e faturave të CEZ Shpërndarje, u konstatua se nuk kishte deklaruar 37 fatura, por i ka përvetësuar. Prokurori Bledar Mustafaraj kërkoi “arrest në burg”, Gjykata Elbasan, me gjyqtar Arben Vrioni, vendosi “detyrim paraqitje”.

 

Kapet në vjedhje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 24.03.2014 u arrestua Kristo Gishta për “vjedhje e mbetur në tentativë”, duke plaçkitur banesën e  Fillor Koçillari. Prokurori Juljan Kristo kërkoi “arrest në burg”. Gjykata e Korçës, me gjyqtar Besnik Shehu, vendosi “detyrim për paraqitje”.

 

Vjedhje, gjyqtari e lë me detyrim paraqitje

Policia e Devollit, më 03.03.2014, arrestoi Juljan Mullamake për akuzën e vjedhjes. Prokurori Ilia Bano ka kërkuar masën “arrest me burg”. Gjykata e Korçës, me gjykatës Alvano Murataj, vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Nga ana e prokurorit është bërë ankimim.

 

Vjedhje, gjyqtari e lë me detyrim paraqitje

Komisariati Devoll, më 12.03.2014, ka arrestuar Margarit (Ylver) Kape për vjedhjen e pompës zhytëse të ujit të një banori dhe iu gjet të dyshuarit në shtëpi. Prokurori Olger Eminaj kërkoi “arrest në burg”, kurse Gjykata e Korçës, me gjyqtar Seladin Pysqyli, vendosi “detyrim paraqitje”.

 

Përdor lëndë plasëse, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 04.03.2014, është arrestuar Ardian Byci, pasi në bashkëpunim, te “Gropa e qenit”, në fshatin Funarëz në Librazhd, kanë bërë disa shpërthime me mina dhe për përgatitjen e tyre kanë përdorur kapsolla, fitil dhe pleh kimik, pasi kanë dashur të thyejnë disa gurë. Prokurorja Armanda Xhaferi kërkoi masën “arrest në burg”. Gjykata e Elbasanit, me gjyqtar Tomorr Kullolli, vendosi “detyrim paraqitje”.

 

Plagosje e rëndë, prokurori dhe gjyqtari asnjë masë sigurie

Më 17.03.2014, u arrestua Donald Boba, pasi akuzohet se ka plagosur rëndë me thikë Petrit Lici. Prokurori Rifat Kojku kërkoi nuk ka kërkuar caktim të masës së sigurimit. Gjykata e Dibrës, me gjyqtare Emona Muçi, nuk ka dhënë asnjë masë sigurimi.

 

Godasin policin, gjyqtari vendos detyrim paqaqitje

Më 31.03.2014 u arrestua Florjan Zilfe, pasi së bashku me vëllanë Ervis Zifle, kanë goditur punonjësin e policisë A. Hoxha. Prokurori Julian Çafka kërkoi masën “arrest burg”. Gjykata e Gjirokastrës, me gjyqtare Blerta Çibuku, vendosi masën “arrest shtëpie”.

 

Plagosje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 30.03.2014 u arrestua Gencian Longu, pasi në bashkëpunim me Sandokan Sinomati kanë kanosur e plagosur me mjete të mprehta Spartak Çunaj e Fatjon Tota. Prokurori Spartak Çoçoli kërkoi masën “arrest ne burg”. Gjykata Gjirokastër, me gjyqtare Albina Spaho vendosi “detyrim paraqitje”.

 

Plagosje me dashje, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Më 15.03.2014 u arrestuar Ferdinand Mulla. Në qytetin e Bilishtit, në një konflikt e sipër për motive të dobëta dhe xhelozie, ka goditur me grushte dhe më pas i ka dëmtuar me dhëmbë veshin e majtë Fatjon Llakajt. Prokurori Julian Kristo kërkoi masën “arrest në burg”. Gjykata e Korçës, me gjyqtar Maksim Qirjazi, vendosi “arrest në burg” me afat 15 ditë.

 

Tentativë vrasje, gjykata i lë me detyrim paraqitje

Më 27.06.2013, janë tentuar të vriten me armë zjarri Ardian Trota, Besnik Axhami e Osman Voka. Policia arrestoi të dyshuarit Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, për “vrasjes në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave, të mbetur në tentativë”. Gjykata Kukës caktoi masë sigurie “detyrim paraqitje” për Vladimir Gjuta dhe “arrest në shtëpi” për Baftjar Bruka. Vendimi u ankimua, Apeli Shkodër i kthehu në burg, por të dyshuarit janë arratisur.

Theu traun e doganës, gjykata e lë të lirë 

Në datën 09.02.2014, Xhelal Telo, me banim në Sarandë, është larguar me dhunë nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa u kap në Çukë dhe gjatë kontrollit u gjetën prova materiale. Telo u akuzua për thyerjen e traut të doganës. Gjykata Gjirokastër vendosi lënien e lirë me masë më të lehta sigurie.

 

Tentativë vrasje, gjykata e lë me detyrim paraqitje

Më 29.10.2013, Behar Sina, mjek në spitalin e Burrelit, ka kanosur me armë zjarri për motive të dobëta Daut Vuka, dhe në këtë konflikt ka ndërhyrë një oficer i policisë gjyqësore. Policia sekuestroi armën dhe Sina u arratis. Gjykata e Matit, më 26.11.2013, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë për “detyrim paraqitje”.

 

Kapet me drogë, gjyqtari e lë me arrest shtëpie

Më 15.12.2013, është arrestuar Fatos Sela, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, pasi i është gjetur 362 gramë hashash. Prokuroria Dibër ka kërkuar caktimin e masës “arrest në burg”. Gjyqtari Halil Vani, ka vendosur masë “arrest në shtëpi”.

 

Shpërdorim detyre, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 24.11.2013, janë ndaluar Fadil Begu, me detyrë drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Dibër dhe  Edlira Hoxha, shefe e Financës, për arsye se kanë trajtuar me pagesë të plotë mujoren Edmonda Nezha, sekretare pranë DRT-Dibër dhe Elton Nezha, specialist në Sektorin e Shërbimeve, kohë në të cilën të dy kanë qenë jashtë shtetit pa arsye të justifikuara. Prokurori Hysni Vata kërkoi “arrest në shtëpi”, kurse gjyqtari Halil Vani vendosi detyrim paraqitje për të dy.

 

Falsifikim dokumentesh, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

Më 26.09.2013, u bë i mundur arrestimi i Petrit Xhaja, Xharije Hoxha, Maliq Myrto, Alfred Hoxha, për “fallifikim i dokumenteve”. Prokurori Ardian Braho kërkoi masën “arrest me burg”, me prova materiale. Kurse Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

 

Vjedhje, gjyqtari vendos arrest në shtëpi

U arrestuan Roland Martini, Rexehp Balla dhe Ervin Burreli, për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Prokurori Ndini Tavani, kërkoi masë “arrest në burg”, ku depozitoi edhe provat, kurse Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.

 

Vjedhje, Gjykata e Lartë vendos arrest në shtëpi

Për dosjen penale me akuzën “vjedhje duke shpërdorur detyrën” dhe “vjedhje me dhunë”, prokurori i çështjes Dritan Rreshka kërkoi masë “arrest në burg”, duke ofruar si provë 25 milionë lekë të sekuestruara, kurse Gjykata e Lartë Tiranë, ka ndryshuar masën, duke dhënë “arrest në shtëpi”, duke prishur edhe hetimet e mëtejshme.

 

Dhunë në familje, gjyqtari i liron në sallë e gjyqit

Më 06.12.2013, është bërë arrestimi i Kujtim Shaba, Elton Shaba, për “dhunë në familje”. Prokurori Shyqyri Duro, kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”, kurse Gjykata Kavajë, me gjyqtar Osman Aliu, ka ndryshuar masën duke vendosur “lirim të menjëhershëm me detyrim paraqitje”.

 

Prostitucion, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

U arrestua në flagrancë Fatjon Metushi, i dënuar më parë për prostitucion. Prokurorja Fiqirete Hajdini, kërkoi “arrest në burg”, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Kavajë, me gjyqtar Osman Aliu, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “lirim të menjëhershëm me detyrim paraqitje”.

 

Vjedhje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

U arrestua Esat Koçi, për veprën penale të “vjedhjes”. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke vendosur masën “detyrim paraqitje”.

 

Vjedhje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

U bë kapja dhe arrestimi i katër personave për veprën penale të “vjedhjes”. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke vendosur masën “detyrim paraqitje”.

Vjedhje, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

U arrestua në flagrancë Esat Koçi, i dënuar më parë për vjedhje, është kapur në flagrancë duke vjedhur. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke vendosur masën “detyrim paraqitje”.

 

Marrëdhënie seksuale me dhunë, lirohet në sallë

U bë arrestimi i Aleksandër Tafa, për veprën penale të “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “përndjekja”. Prokurorja Fiqirete Hajdini kërkoi “arrest në burg”, ndërkohë që Gjykata e Kavajës, me gjyqtar Osman Aliu, vendosi “lirim të menjëhershëm nga salla”. Kjo vepër parashikon burgim nga 5 deri 15 vjet.

 

Kanosje me armë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më datë 27.11.2013, u arrestua Ilirjan Beu, për veprat penale të “kanosjes”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Prokurori Edmond Kariqi kërkoi “arrest në burg”, ndërkohë që gjyqtarja Entela Shedula e ka ndryshuar në “detyrim paraqitje”.

 

Kundërshtim i policisë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më datë 04.12.2013, u arrestua Hilmi Çela, për veprën penale të “kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “goditje për shkak të detyrës”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të policisë”. Prokurori Shyqyri Duro kërkoi “arrest në burg”, ndërkohë që Gjykata Kavajë, me gjyqtar Osman Aliu, ka dhënë “lirim të menjëhershëm nga salla” me masë “detyrim paraqitje”.

 

Aksident me pasoja, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 05.03.2014, u arrestua Arshin Pirra, për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”. Prokurori Genci Mane ka kërkuar masën “arrest në burg”. Gjykata Fier, me gjyqtar Eugert Selmani, ka vendosur “detyrim për t’u paraqitur”.

 

Aksident me pasoja, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 22.03.2014, u arrestua në flagrancë Xhemal Manaj, për veprën penale “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Prokurori Genci Mane kërkoi “arrest në burg”. Gjykata Fier, me gjyqtar Engert Pëllumbi, vendosi “detyrim për t’u paraqitur”.

 

Drejton mjetin pa patentë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Më 05/03/2014 u arrestua Elis Beti, pasi vendin e quajtur Lolaj-Peqin, është kapur duke drejtuar një motoçikletë, i pajisur me leje drejtimi. Prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi “15 ditë arrest me burg”. Gjykata Elbasan, me gjyqtar Tomorr Kullolli, dha “detyrim paraqitje”.

Share This Article
9 Comments
  • Tahiri ben shume mire qe i dergon keto letra Nishanit te Bishes – por duhet te sigurohet mire qe ti nise dhe ti trajtoje keto shqetesime si “Konfidenciale”, pra jo sil etra te hapura per median dhe publikun. Nuk eshte korrekte per nje minister te beje publike letra te tilla qe jane e duhet te jene plotesisht konfidenciale…pamvaresisht nga mospelqimi ndaj presidentit idiot e te paafte per kete rrol te rendesishem kushtetues…
    Padyshim qe Nishani, Bisha dhe funderrinat keshilltare te presidentit tone shkojne dhe ja japin medias keto letra – por kjo eshte tjeter gje dhe pergjegjesia per nxjerrjen e ketyre letrave ne publik duhet ta mbaje Presidenca.
    Si kryetar i KLD Nishani i Bishes ka pergjegjesi personale ne mbajtjen e drejtesise peng te korrupsionit dhe kapjes Berishiane. Dhe Rama dhe parlamenti shqiptar kane pergjegjesi qe ta mbajne Nishanin nen presion te vazhdueshem te kryerjes se funksionit kushtetues ne pastrimin e drejtesise/gjykatave shqiptare nga paaftesia dhe korru[psioni endemik.
    Do te ishte ne moralin e Nishanit dhe KLD qe te nisin purifikimin e drejtesise shqiptare nga korrupsioni skandalzo dhe paaftesia profesionale…duke kontrolluar si pasurite dhe financat e cdo Gjykatesi dhe familjareve te tij dhe kontrolli i vendimarrjeve te diskutueshme apo qartesisht te padrejta e korruptive qe gjyqtaret kane marre ne keto 23 vjete.
    Gjykata shqiptare ka nevoje urgjente per rinovim me gjak te ri dhe sigurimin qe cdo anetar i ri i gjykates pervec kritereve me te larta profesionale dhe shkalleve te karrieres duhet te plotesoje edhe kriterin moral dhe paanesise politike dhe jo-nepotike.
    Duke pasur parasysh numrin e popullsise shqiptare dhe numrin e gjykataesve – Kjo mund te arrihet relativisht lehte e ne menyre graduale, nese do te kishte vullnet te Nishanit, KLD, maxhorances parlamentare dhe kryeministri/ministri te drejtesise.
    Padrejtesia korruptive e ngritur tashme ne sistem ne te gjitha nivelet e gjykatave shqiuptare demton thlle cdo qelize te shoqerise shqiptare pamvaresisht nga ngjyrimet partiake.

  • Kamarierit dergojini raportin mjeksor te atij shkerdhates Mentor Petrela qe siguroi qe ky legen, ulok,komunist, injorant,shemtaraq,me nje stomak ku grosha e pa zier e Shkolles se Bashkuar e paralizoi do sherohet per nje vit.Asnje komunikim,me 84 vota jashte presidences.

    • Ku jane 84 vota more zoteri? Nishani eshte kapter i Ilir Metes me shume se eshte i Berishes. Kete sakatin e kemi peshqesh nga kokepalari i Skraparit.

  • Ben shume mire qe i dergon letra ..por t’ja dergoi
    me PERGJIGJE ose REKOMANDE
    Megjithese dihet qe pergjigjen do t’ja ktheje SALIU…..

  • Deri tani vetem Ministri Tahiri po ndeshet dhem per dhem me keta ish pushtetar qe jen akoma baza themelore jo vetem e korrupsionit pore edhe e krimiot te organizuar. Une e falenderoi Ministrin Tahiri per guximin kurrajon dhe kemnguljen ku edhe perse kater pushtet te rendesishme si Prasidenti.Prokurori, SHiSH. dhe Gjykatat jane ne duarte e Sali Berishes.
    Ketu qendron e ter veshtersia e Ministrit Tahiri pore shkall *- shkalle po rrit kapacitetin e punes se digastiarit qe mbulon.
    Deri tani Ministri Tahiri ka sfiduar me sukses te gjitha akuzat qe keta pushtatar te shtisur vazhdojne ti bejen. Kjo e fundi ishte edhe me e fort si sfide ku nepermes SMS ata rriten edhe me shum autoritetin e Ministrit Tahiri dhe te Digastierit qe mbulon.!

  • CI KERKON NISHANIT O TAHIR AI ESHTE KUKULL ME KURDISJE PO CELESIN E KA SALIU E SBEN DOT GJE VETE I PA HARRUAR KUJTIMI ITIJ PER SE GJALLI

  • Shqiptaret e dine for mire permasen e ketij korrupsioni endemik (shtrire ne te gjithe territorin) te gjiriz-sistemit te drejtesise.Letra e Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri,adresuar kreu te te KLD-se pra rrotes se jarit, artikulon pikerisht ate qe njerzit e dine fort mire, sepse jane ata pagatoret me xhepat shqyer prej dhunes se ketij krim-sistemi.
    Shqiptaret i votuan keta qe jane ne pushtet per t’i shpetuar nga nje flame e tille,,,,jo per t’u deshmuar cdo dite se sa te pa-afte jane per ‘ta zhbere mortje-drejtesine .
    Nuk eshte aspak e drejte qe ta varin kerraben ne zverkun e rrotes se jarit sepse jari nuk eshte produkt i vullnetit te shqiptareve por eshte produkt i kurverimit politik.Keshtu qe kalkulimi i ketyre rratheve vicioze,mjaft te preferuar per brekedhjerin e historise,eshte nje trishtim i madh per njerezine dhe zhgenjim i madh prej qeverisjes se votes plebishitare te 23 .qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *