Tahiri i kërkon Ramës rritje page për 11 mijë policë

Elton Tafaruci

Duke lëvduar punën e punonjësve të policisë, në homazh edhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka bërë kërkesë kryeministrit të shohë më përparësi rritjen e pagës për punonjësit e policisë.

“Kam një kërkesë për ju i nderuar kryeministër Rama, shihni me shumë përparësi për sa është e mundur rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Brenda një mandati rritët deri në 25% pagat si në janar të 2014, por ju siguroj se 11 mijë punonjësve, lajm më të mirë se rritja e pagave nuk do mund të jepni. Ne po përmirësojnë në themel infrastrukturën, teknologjinë, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e detyrës”- tha Tahiri.

Tahiri iu drejtua edhe me një mesazh 11 mijë punonjësve të policisë. “Mos u mërzisni, luftoni dhe fitoni cdo betejë. Kjo e akuzave dhe baltës së përditshme ndaj jush është vetëm politike”-tha ai.

Muri i Kujtesës

“Nëse ka një institucion shtetëror me rrezikshmëri më të lartë ku jeta lufton me krimin dhe vdekjen, është pikërisht ai i policit”- thuhet ne deklaraten e MB.

Kjo godinë e rikonstruktuar, nuk mund të mos linte gjurmë në kujtim për ata që lanë gjurmë, duke u kushtuar një memorial, atyre që rendit dhe sigurisë i kushtuan jetën.

“Muri i Kujtesës” bashkon në nderimin e përbashkët ndaj atyre që shtetit dhe shoqërisë i shërbyen me trimëri, vetëmohim, ndershmëri, përulësi dhe dinjitet.

Share This Article
3 Comments
  • FAKTI ESHTE QE ME NJE PAGE 30,000 LEK NE MUAJ, NUK MBAHET DOT FAMILJE DHE AS NUK KA SHANCE TE BEJE DETYREN ASKUSH ME KETE PAGE.

    PATJETER QE DO TA MARRE PERSIPER FORMALISHT, POR TE BEJE DETYREN AS NUK KA SHANCE.

  • Shteti duhet te vendose rritjen e rrogave per policet dhe te mbikqyret jeta familjare e tyre me kujdesin me te madh nga shteti per te siguruar rendin dhe qetsine per qytetaret .

  • Ku te shkoj une jam polic kam punen 30 km large kam kred iper te paguar. E tjera e tjera, spo them gje tjeter tjerat po jua le juve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *