Tahiri informon Metën për dhunën tek liqeni: Deputetët nuk duhet të mbajnë armë

Elton Tafaruci

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për përleshjen fizike mes policisë dhe deputetëve të PD dy ditë më parë gjatë protestës tek kodrat e liqenit.

Ministri e informoi kryeparlamentarin edhe për referimin në Prokurori të materialeve për procedim penal në ngarkim të disa 9 deputetëve demokratë.

“Dëshiroj gjithashtu t’Ju kujtoj se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që në bazë të dispozitave të Ligjit të ri Për Armët, nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë, kanë detyrimin që t’i dorëzojnë ato në organet e Policisë së Shtetit. Vazhdimi i mbajtjes së këtyre armëve nga ana e tyre është shkelje e këtij ligji dhe i dispozitave të Kodit Penal.

Gjithashtu, më lejoni t’Ju informoj se deri më sot deputeti Gent Strazimiri nuk e ka dorëzuar ende armën e tij pranë organeve përkatëse, duke vijuar të mbajë qëndrim të paligjshëm në shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe Kodit Penal”, shkruan ministri në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit.

239d88ea-6977-4065-9aba-0be98c8782b2

bdbec808-0430-4af1-87c7-6a59dbfa3eb9

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *